“Është e vështirë dhe e papranueshme t’i shohësh episodet që ndodhën, aq më tepër që ishte një derbi e cila, duhet të jetë gjithmonë festë për kryeqytetin, por fatkeqësisht në Shqipëri vazhdojnë të ndodhin këto gjëra.
Tirana është gjithmonë e karikuar me ne, ndoshta dhe premio ka ndikuar për paraqiten e tyre ndaj nesh. Duket se barazimi në derbi ishte fitore për ata, për të na prishur punë ne”. Kështu është shprehur kapiteni i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha pas dhunës në derbi.
Barazimi në derbi nuk e ka dekurajuar aspak ekipin e kuq, teksa kapiteni shprehet se në lojë janë edhe 9 pikë dhe beson se Teuta do të ndalë kampionët në fuqi.
“Në lojë janë edhe 9 pikë, të shohim nëse në 3 takimet e mbetura edhe fati do të jetë në anën tonë. Dëshira është e madhe që Teuta të ndale Skënderbeun, por të shohim si do të ecin gjërat deri në fund. Gjithsesi e them me bindje se ka qenë sezon shumë i mire për ne, ka pasur vështirësitë e veta, por 3 javë përpara përfundimit jemi aty duke u konfirmuar pretendentë për titullin kampion”.
Pavarësisht se çfarë ka ndodhur Alban Hoxha bën thirrje “Ndeshjen me Bylisin duhet ta kthejmë në festë sportive dhe i bëj thirrje publikut tone të jetë sa më i shumtë pasi prezenca e tyre është padyshim pjesë kryesore e spektaklit në ndeshje. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip”përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com