Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar të futbollit Partizani – Tirana. Dy ekipet kanë mbyllur përgatitjet për sfidën e së hënës në orën 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.
Partizani i drejtuar nga Shpëtim Duro pas një jave në dispozicion po i jep dorën e fundit edhe formacionit, pasi edhe pak orë i kanë mbetur për të zgjidhur enigmat.

Partizani e ka grupin e plotë dhe ndodhet në një formë shumë të mirë.

Mbrëmjen e së dielës Presidenti Gaz Demi ka vizituar ekipin në prag të takimit derbi ndaj Tiranës.

Presidenti Demi për disa minuta është njohur nga afër me gjendjen dhe atmosferën që po përjeton skuadra.

Në përfundim të takimit ku nuk kanë munguar edhe batutat, edhe pse ende jo zyrtarisht Presidenti Demi ka vendosur edhe një premio të majme në rast të fitores së derbit.
Tirana
Në krahun tjetër tifozët e Tiranës i kanë bërë një surprizë ekipit duke u mbledhur para hotelit ku janë grumbulluar.

Nje autokolonë makinash të dekoruara në bardheblu, pasi kanë shëtitur në të gjithë kryeqytetin për më tepër se 60 minuta, kanë mbërritur në hotelin ku është grumbulluar skuadra.

Tifozët i kanë premtuar mbështetje maksimale ekipit të tyre të zemrës në ndeshjen përballë rivalëve të përjetshëm.
Bilanci
Partizani dhe Tirana janë përballur 139 herë mes tyre në 68 vitet e fundit të historisë së futbollit shqiptar.
Partizani ka regjistruar 54 fitore, 43 Tirana, ndërsa 42 sfida kanë përfunduar në barazim.
Edhe golaverazhi anon nga Partizani, që ka shënuar 197 gola në portën e Tiranës, ndërsa bardheblutë 159 herë rrjteën e të kuqve.
Fitorja më e thellë e Partizanit është 8-0, ndërsa e Tiranës 7-3.
Aktualisht dy ekipet janë në luftë për titullin kampion këtë edicion, teksa biletat per kete ndeshje jane shitur te gjitha.
Kujtojmë që FSHF theu edhe rregullat duke lejuar tifozët e Tiranës të jenë në stadium në ndeshjen derbi duke e justifikuar dënimin nga Disiplina për ngjarjet në Elbasan, se futet në fuqi pas përgjigjet së Apelit.
E gjitha kjo edhe pse jo zyrtarisht për faktin se ndeshja do të transmetohet nga Sky Italia për herë të parë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com