FT/ Partizani 2-1 Tirana (Maguette 77', Mensah 90+2' / Hasani 90')
Java 6 e Superligës, "Air Albania" - Tiranë
Partizani mundi 2-1 Tiranën në "Air Albania" për javën e gjashtë (të prapambetur) në Superligë. Përballja derbi e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet ishte dramatike, me fundin e ndeshjes që prodhoi emocione të forta, për ata që nuk kanë probleme me zemrën. Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Me më shumë se 15 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, ndeshja nisi e luftuar. Ishte Tirana që ngacmoi me Latifin, ndërsa Partizani provoi me Carën dhe Rrapaj, por Abdullahu në portën e bardhebluve ishte në një ditë perfekte. Në të 42 minutë Partizani bëri një zëvendësim të detyruar, me Sotën që la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Kocijan. Megjithë rastet, pjesa e parë u mbyll 0-0.
Fraksioni i dytë i lojës ishte fantastik, me Tiranën që goditi dy herë traun e portës me Abazaj në të 51 minutë dhe Hoxhallarin në të 73 minutë. E kur nuk shënon do duhet të kujdesesh për mos pësuar. Duhej e 77 minutë që derbi të zhbllokohej me Maguette, që shfrytëzoi mirë një krosim nga këndi dhe kërceu mbi të gjithë për avantazhin 1-0 të Partizanit.
Fundi i ndeshjes ishte më shumë se dramatik. Në të 90 minutë Florent Hasani barazoi gjithçka në 1-1, teksa vetëm dy minuta më vonë një këmbë e zgjatur e Mensah devijoi pasimin e Kekos në rrjetën e Tiranës, për të rikthyer sërish pas disa sekondash epërsinë e kuqe.
Megjithë edhe tetë minutat shtesë, Tirana nuk mundi të shënonte edhe pse Abdullahu tentoi të bënte heroin kur la portën dhe doli në sulm, por u ndal nga Hoxha pas goditjes me kokë.
Tanimë me shtatë ndeshje të luajtura, Partizani me 14 pikë merr vendin e dytë, ndërsa Tirana me 13 pikë pas tetë ndeshjeve të luajtura qëndron në vendin e katërt.
Debi i 171-të foli kështu për të kuqtë dhe bilanci ka shkuar në 71 fitore për Partizanin, 53 herë ka fituar Tirana, ndërsa 47 përballje të tjera janë mbyllur në barazim. Me humbjen e sotme bardheblutë shkojnë në 381 ditë pa fitore në derbi. Për herë të fundit Tirana e ka mposhtur Partizanin më 2 tetor 2022 në shifrat 0-2, ku të dy golat u shënuan nga Redon Xhixha.
Komentet kryesore të ndeshjes:
90+8' Mbyllet 2-1 ndeshja. Partizani merr tri pikë në derbi.
90+2' Partizani 2-1 Tirana. Fund i çmendur në "Air Albania". Disa sekonda pasi Tirana barazoi, Mensah kalon në avantazh Partizanin pas asistit të Keko.
90' Partizani 1-1 Tirana. Bardheblutë barazojnë me Florent Hasanin.
77' Partizani 1-0 Tirana. Maguette kalon në epërsi të kuqtë. Në zhvillimet e një këndorje, Maguette kërcen mbi të gjithë dhe ndëshkon Abdullahun me kokë.
74' Rrapaj driblon bukur, futet në zonë dhe shkarkon të djathtën. Sfera del jashtë.
73' Tirana ka rastet e arta të ndeshjes. Një krosim nga këndi, bën që Hoxhallari me kokë të godasë traversën, ndërsa në vijimin e aksionit Abazajt i hiqet një gol i sigurt, me Maguette që largon mbi vijë.
70' Eldorjan Hamiti ndal ndeshjen disa çaste, në drejtim të Alban Hoxhës hidhen copa stolash nga tifozët e Tiranës. Paralajmërohen tifozët.
67' Rimal Haxhiu dhe Regi Lushkja në fushë, Hila dhe Latifi dalin te Tirana.
66' Mensah dhe Bilali në fushë për Partizanin, dalin Bintsouka dhe Taipi.
52' Adnard Mehmeti tenton nga jashtë zone, ndal gardiani i Tiranës.
51' Kristal Abazaj ka mundësinë më të mirë të ndeshjes për Tiranën, sulmuesi godet traun e portës. Me fat Partizani.
49' Najdovski merr karton të verdhë te Tirana.
46' Nis pjesa e dytë, Cara dhe Bintsuka kanë shanse për gol te të kuqtë. Abdullahu hero te Tirana.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+2' Bintsuka nuk përfiton në zonë, rast goli për të kuqtë.
45+1' Doka tenton nga brenda zonës pas pasimit të Përgjonit, Alban Hoxha bën një pritje të bukur.
41' Sota del i dëmtuar, në vend të tij Kocijan në qëndër të mbrojtjes te Partizani.
36' Hila merr karton të verdhë te Tirana. Dy mesfushorët e Tiranës të ndëshkuar në pak minuta.
32' Jonuzi merr karton të verdhë te Tirana.
30' Rrapaj godet nga jashtë zone, ndal portieri i Tiranës.
27' Abdullahu ndal Carën. Rasti më i mirë i Partizanit. "Alla-Neuer" portieri 19-vjeçar i bardhebluve.
22' Latifi humbet një kundërsulm, e ndal Sota me një lëvizje të zgjuar.
11' Najdovski ndal Carën në një nisje të shpejtë.
1' Nis ndeshja në "Air Albania", atmosferë fantastike nga tifozët (19:00).
Renditja:
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka Trajner: Arbër Abilaliaj
Tirana (4-2-3-1): Abdullahu, Najdovski, Doka, Përgjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani Trajner: Julian Ahmataj
Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania".
Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Pas ndeshjes për mediet foli presidenti i Tiranës, Refik Halili.
"Goli që u bë normal që na dhëmb, megjithatë ky është futbolli. Mund të them që e humbëm ndeshjen, por kam besim se kjo skuadër do shkojë shumë përpara. Edhe ne jemi nisur që në hapat e para me këtë merkato që duam të shkojmë drejt objektivit, që është gjithmonë titulli. Nuk jam i nxituar që të them që kjo skuadër do shkojë drejt kreut. Padiskutim që brenda në skuadër ka elemente mjaft të mirë dhe futbollistët janë goxha të mirë.
Zgjedhje e duhur ndryshimi i trajnerit? Kisha qejf të flisja vetëm për këtë ndeshje, por meqë doni t’iu them diçka tjetër po jua them që ekipi nuk po bënte mirë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi bërë atë ndryshim sepse gjatë gjithë kohës ka dhe specialistë që janë pranë skuadrës dhe kanë parë që te skuadra kishte nevojë të bëhej diçka, të bëhej një ndryshim dhe ndryshimi ishte i duhuri dhe ka qenë gjëja më e mirë që është bërë. Kështu që ne vazhdojmë të jemi në fuqi të asaj që kemi thënë, që Shehi është i pezulluar", tha Halili për mediet.
Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania".
Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Në këtë takim, të kuqtë i drejtoi në stol drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Pas largimit të Zoran Zekic, Partizani ende nuk e ka një trajner. Abilaliaj nuk aspiron të bëhet një i tillë, teksa i dha merita kroatit, që për më tepër telefonoi ish-ekipin në dhomat e zhveshjes pas fitores së sotme.
“Më mirë trajner apo drejtor sportiv? Më mirë drejtor sportiv. Megjithëse edhe si trajner, bukur është. Ishte një ndeshje që si e prisnim në linja të përgjithshme, ashtu ndodhi. Nuk është aspirata ime të bëhem trajner. Trajneri është një rol shumë i bukur, emocioni në pankinë është i madh. Por jam profilizuar në një tjetër pozicion. E mora këtë rol për t’i dhënë më tepër kohë klubit që të gjejë trajnerin e ri. E them me bindje që kishim një qetësi të jashtëzakonshme, sepse puna është bërë. Ne prekëm vetëm dy-tre detaje. Një përqindje të madhe ka Zekic, kanë çunat. Ata ishin shumë të uritur për të treguar më shumë. Por një përqindje shumë të lartë të meritave e ka edhe trajeri Zekic. Mesazhi i tij ishte një videocall në dhomat e zhveshjes. Na uroi dhe krijoi një atmosferë elektrizuese", tha Abilaliaj për MCN.
Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania". Fundi ishte vërtet dramatik, me Tiranën që ishte pa fat duke goditur edhe traun e portës.
Fillimisht Maguette kaloi në avantazh Partizanin në të 77 minutë, ndërsa Hasani barazoi për bardheblutë në minutën e 90-të. Kur Tirana ende nuk kishte marrë veten nga festa, ishte Mensah që në të 90+2 minutë shënoi golin e dytë për Partizanin, që rezultoi me vlerën e tri pikëve.
Pas ndeshjes për MCN, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj ia ka vendosur fajin fatit të munguar.
"Momentet e përqendrimit, janë ato që të sjellin probleme. Fati nuk ishte me ne, goditëm 3 herë traversën, topat tonë shkonin jashtë, kurse Partizani goditi dy herë shtyllën dhe topat shkonin brenda. Vështirësi patën të dy skuadrat, edhe ne u shfaqëm para portës, por duhet të ishim më të qartë për të shkuar në finalizim. Duke provuar gjithçka për të shkuar te barazimi, duke përdorur Dokën në treshën e mbrojtjes, ishim shumë ofensiv, na ngeli zëvendësimi i Lulajt, për të rregulluar balancat. Ishim shumë të brishtë në atë moment. E njëjta na ndodhi edhe te goli i parë në goditja standarte, do fusnim Kainën dhe në atë moment e pësuam. Fati nuk ishte me ne. Jam i kënaqur me ndërrimet, për luftën dhe karakterin që treguan, pashë një skuadër që luftoi”, përfundoi Ahmataj.
Partizani mundi 2-1 Tiranën në derbin e kryeqytetit, zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania". Fundi ishte dramatik, me të kuqtë që lënë 381 ditë pa fitore në derbi Tiranën. Pas fërshëllimës së Eldorjan Hamitit, festa ka qenë nga ana e kuqe e tifozëve. Me kapitenin Murataj që prin festën, lojtarët dhe tifozët njëzëri brohorasin: "Kush s'kërcen është mi bashkie", dëgjohen lojtarët, duke vijuar me ngacmimet.
90+2' Partizani 2-1 Tirana. Fund i çmendur në "Air Albania". Disa sekonda pasi Tirana barazoi, Mensah kalon në avantazh Partizanin pas asistit të Keko.
90' Partizani 1-1 Tirana. Bardheblutë barazojnë me Florent Hasanin.
77' Partizani 1-0 Tirana. Maguette kalon në epërsi të kuqtë. Në zhvillimet e një këndorje, Maguette kërcen mbi të gjithë dhe ndëshkon Abdullahun me kokë.
Giovanni Colella është në stadiumin "Air Albania" për të ndjekur derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Trajneri italian shpalli sezonin e shkuar "Demat e Kuq" kampion të Shqipërisë, edhe pse me pikë të barabarta (66) me Tiranën. Colella nuk i është ndarë të kuqve, që momentalisht janë pa trajner pas largimit të Zoran Zekic.
Në 19:00 në "Air Albania" mori jetë derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e gjashtë (e prapambetur) në Superligë. Lufta kundër kancerit të gjirit, ose njohur ndryshe si "Tetori Rozë" këtë muaj, ka bërë bashkë lojtarët e dy skuadrave, paçka rivalitetit. Ndërkohë, "Guerrilsat" dhe "Fanaticsat" kanë shpalosur koreografitë respektive. Megjithë kontrollet e imtësishme nuk kanë munguar flakadanët në stadium.
Partizani dhe Tirana luajnë sot në 19:00 për javën e gjashtë (të prapambetur) në Superligë. Tifozët e dy skuadrave kanë mbushur unazën e poshtme të "Air Albania", teka janë hapur edhe sektorët e katit të dytë. Pritet që për Derbin e Kryeqytetit numri i sportdashësve në stadium të jetë më shumë se 11 mijë. Policia ka kryer kontrolle të imtësishme për tifozët, duke mos lënë flakadanë. Veç tre kordoneve të sigurisë, tifozët këtë herë janë detyruar të heqin edhe këpucët për kontrolle. Diçka e tillë ka ndodhur në ndeshjet që kombëtarja shqiptare ka luajtur kundër Serbisë apo edhe Izraelit, si edhe në përballjet e fundit të kuqezinjtë. Ky kontroll i imtësishëm ndodh për herë të parë në derbi, për mos pasur mjete piroteknike në stadium.
Partizani dhe Tirana luajnë sot në 19:00 për javën e gjashtë (të prapambetur) në Superligë. Në "Air Albania" pritet një garë e fortë sportive, me derbin e kryeqytetit që është ndeshja më e fortë në Shqipëri.
Trajnerët Arbër Abilaliaj dhe Julian Ahmataj kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare. Mba, Hadroj, Da Silva dhe Sembene s'janë gati për "Demat", teksa Abdullahu, Jonuzi dhe Latifi do debutojnë në një derbi.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka Trajner: Arbër Abilaliaj
Tirana (4-2-3-1): Abdullahu, Najdovski, Doka, Përgjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani Trajner: Julian Ahmataj
Mijëra tifozë të Tiranës kanë nisur marshimin drejt "Air Albania", me stadiumin kombëtar që sot në 19:00 do presë derbin e kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit. Tifozët e Tiranës kanë nisur marshimin për në stadium nga sheshi "Skënderbej", teksa me flakadanë dhe këngë kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë. Ata të Partizanit do nisën nga zona e "21 dhjetorit", me dy tifozeritë që janë të shoqëruara nga policia gjatë gjithë rrugës për në stadium, kjo për të shmangur çdo përplasje të mundshme mes tyre. Më shumë se 11 mijë tifozë pritet të ketë sot në stadium.
Partizani dhe Tirana luajnë sot në 19:00 për javën e gjashtë (të prapambetur) në Superligë. Tanimë tifozët kanë nisur grumbullimin, me ata bardheblu që janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" dhe kanë nisur marshimin për në "Air Albania". Më shumë se 11 mijë tifozë pritet të jenë sot në stadium, ndërsa ultrasit e të dyja skuadrave kanë rezervuar surpriza me koreografitë.
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës luhet sot në 19:00 në "Air Albania", me duelin e prapambetur që vlen për javën e gjashtë në Superligë. Arbër Abilaliaj do "debutojë" në stolin e të kuqve, me Partizanin që bërë një zgjidhje emergjente për stolin pas largimit të Zekic. Drejtori sportiv ka katër mungesa për këtë duel, me Mba, Hadroj, Sembene dhe Da Silva që nuk janë gati. Nga ana tjetër, te Tirana priten disa debutime në derbi, si ajo e Adbullahut, Latifit apo Jonuzit.
Formacionet e mundshme:
Partizani (4-3-3): Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Bilali, Maget, Taipi, Bintsuka, Cara Trajner: Arbër Abilaliaj
Tirana (4-2-3-1): Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila,Deliu, Hasani, Jonuzi, Latifi, Abazaj (Kaina) Trajner: Julian Ahmataj