Derbi Partizani – Tirana do të luhet me tifozët e dy ekipeve të hënën në orën 18:00. Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i FSHF, Duka në mënyrë indirekte.

Edhe pse tifozët e Tiranës janë dënuar për sjelljen në Elbasan nga Disiplina, vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi sipas kreut të FSHF, pasi javën e ardhshme mblidhet Komisioni i Apelit për shqyrtimin e kërkesës së Tiranës, e cila kërkon rrëzimin e vendimit që dënon tifozët të ndjekin ekipin e tyre 6 ndeshje jashtë.  

"Tirana ka dërguar cështjen në apel dhe duhet pritur vendimi i komisionit të apelit i cili mund të mblidhet javën e ardhshme, dhe deri në atë moment vendimi i komisionit të disiplinës nuk hyn në fuqi" deklaroi Duka.



d.b/shqiptarja.com