Superliga shqiptare e futbollit është në javën e 23-të. Tanimë është mësuar edhe agjenda e ndeshjeve, me këtë raund që është ndarë në dy ditë. Të shtunë dhe të diel do luhen pesë ndeshjet e radhës, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, që do zhvillohet në Durrës.

Gjithçka nis të shtunë në orën 13:30 në Rrogozhinë, ku kryesuesit e Egnatias presin Laçin. Në orën 17:00 Vllaznia luan me Teutën në "Loro Boriçi", ndërsa në po të njëjtin orar në "Niko Dovana" të Durrësit luhet Dinamo - Partizani, një nga derbit e kryeqytetit.

Të dielën luhen dy ndeshje. Në 17:00 Tirana pret Erzenin në "Air Albania", ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi dyluftojnë në Korçë po në atë orar.

Superliga, java 23-të:

E shtunë, 10 shkurt

13:30 Egnatia - Laçi

17:00 Vllaznia - Teuta

17:00 Dinamo - Partizani

E dielë, 11 shkurt

17:00 Tirana - Erzeni (Air Albania)

17:00 Skënderbeu - Kukësi

Renditja: