Derbi i kryeqytetit, ndërpritet
ndeshja në minutën e 63-të
VD/Policia kontrolle 'blic', përplasen tifozeritë

Derbi i kryeqytetit, ndërpritet<br />ndeshja në minutën e 63-të<br />VD/Policia kontrolle 'blic', përplasen tifozeritë
Kryendeshja e kësaj jave në ligën Superiore, derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani u ndërprerje mbrëmjen e kësaj të enjte, pasi në stadiumin "Selman Stermasi", iku energjia elektrike.

Ky është derbi i 147-të i dy skuadrave më të famshme në vend dhe në fushë kanë zbritur plot 39 tituj kampionë.

Entuziazmi i 10 mijë tifozëve u shua në minutën e 63-të të takimit, kur stadiumi u përfshi nga black out-ti dhe për më shumë se 30 minuta u prit rifillimi i ndeshjes. 

Në minutat e para, ndeshja dhuroi mjaft emocione. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, ndërsa nuk munguan edhe rastet për gol nga të dyja ekipet. 

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Të dyja ekipet janë pajtuar me rezultatin e 45 minutave të para. Pjesa e dytë nis furishëm për të dyja ekipet. Si Tirana ashtu edhe Partizani iu afruan golit, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. 

Ndeshja pritet të riluhet nesër në orën 14:00 dhe do të nisë nga minuta e 63-të, aty ku edhe u ndërpre. 

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani

Ora 19:50 Shtyhet ndeshja, riluhet nesër në orën 14:00

Ora 19:20 Ikin dritat, ndërpritet ndeshja në minutën e 63-të

Ora 19:10 Nis pjesa e dytë e derbit, atmosfera në stadium elektrizuese

Ora 18:45 Mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë

Ora 18:00 Nis derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani
Ka nisur derbi i 147-të i kryeqytetit Tirana-Partizani në stadiumin "Selman Stermasi". Të dyja ekipet do masin forcat në fushën e blertë. Sfida mbart rëndësi për të dyja ekipet, për t'iu afruar kreut. Në rast marrje të tre pikëve Partizani merr kreun e kualifikimit duke barazuar me pikë Skënderbeun dhe Kukësin me nga 27 secili. Edhe Tirana nuk mbetet pas, pasi në rast fitoreje, shkon 25 pikë, dy më pak se kreu i klasifikimit. 

Formacionet e dy ekipeve:
Tirana e Josës vjen me një mungesë të rëndësishmë siç është Asion Daja në repartin e mesfushës por ka rikuperuar në kohë Dorjan Kërçikun dhe Erjon Hoxhallarin. Në portë është i sigurt gardiani Lika i cili gjatë javës është përfolur se ka patur një dëmtim në gju.

Në mbrojte do të jetë Muça e Teqja në qëndër së bashku me dy të rikuperuarit nga krahët. Përpara tyre do të jetë Taku dhe kapiteni Karabeci. Ndërsa në repartin ofensiv Moise në të majtë, Merveile dhe Muzaka në të djathtë do të mbështesin sulmuesin Cisse për t’u bërë rrëzik në portën kundërshtare.

Nga ana tjetër Partizani ka një gjendje psikologjike më të mirë përpara derbit për shkak të 10 ndeshjeve të fundit ndaj Tiranës pa humbje. Starova me 4-3-3-shin e tij do të hedhë në fushë formacionin I cili rezultoi fitues edhe në ndeshjen e fundit ndaj Durrësit.

Në portë i përhershmi Hoxha me një mbrojtje solide përpara tij nga Atanda dhe Krasniqi në qëndër, Kalari në të majtë dhe Ibrahimi në të djathtë. Motorrët e mesfushës i kanë marrë përsipër Ramadani, Batha e Trashi aty ku priten të jenë dhe përplasjet më të forta .

Përpara në sulm do të vendoset tre-dhëmbëshi Torasa, Vila dhe në krye talenti që po udhëheq Partizanin ndeshje pas ndeshje, Italo-Ganezi, Caleb Ekuban.

Biletat të cilat kanë dalë në shitje vetëm dy ditë më parë janë ezauruar nga tifozët kryesisht “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” të cilët premtojnë shfaqje spektakolare në shkallët e “Selman Stërmasit”.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve