Derbi i kryeqytetit në 'Elbasan Arena', Zoran Zekic: Më mirë të luajmë në Europë! Di Biagio: Jemi gati për kampionët
Zoran Zekic (m) dhe Luigi di Biagio
Superliga shqiptare luan nesër dy ndeshjet e para të javës së pestë. Në 18:00 në "Elbasan Arena" luhet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Në prag të këtij dueli për mediet kanë folur dy trajnerët.
Zoran Zekic i Partizanit ka cekur kalendarin e ngjeshur dhe do donte më mirë të luante në kompeticionet evropiane.
"Nëse flasim për motivimin është kryesorja për ekipin dhe vetëm për këtë duhet të mendojmë. Unë kam parë ndeshje të vjetra, tani ka pasur ndeshje çdo 3 ditë dhe ne po përgatitemi taktikisht dhe ndonjëherë duhet të mendojmë për performancën dhe jo të mirat e të këqijat e Dinamos. Për mua është shumë mirë të luash futboll çdo 3 ditë, për mua është më mirë të luash në Europë, por nesër do të luajmë kundër Dinamos dhe më pas kundër Tiranës. Motivimi dhe përqëndrimi duhet të jenë në maksimum që konkurrimi të jetë në nivel të lartë", tha Zekic mes të tjerash.
Nga ana tjëtër, trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio ka thënë se ndihen të karikuar dhe janë gati për të dalë në fushë.
"Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli. Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj Kukësit dhe kemi fituar. Pra, futbolli i tillë është, por tashmë duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë. Barazim? Në jetën time nuk firmos kurrë për një barazim, edhe kur luaja me kombëtaren italiane ndaj kundërshtarëve shumë të fortë si Brazili, gjithnjë doja fitoren", tha di Biagio.
Pas javës së katërt, Dinamo me tri pikë mban vendin e parafundit (9), ndërsa Partizani (një ndeshje më pak) ka pesë pikë për vendin e gjashtë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.1%
-
Jo
62%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6235
Lajme të tjera
-
Java e 14-të e Superligës, në pesë stadiume tifozët numërohen 'me gishtat e njërës dorë'
28 Nëntor, 22:18
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, java e 15-të e Superligës në dy ditë (Kalendari)
28 Nëntor, 20:01
-
GOLAT/ Egnatia tri pikë në Laç, rrogozhinasit të vetëm në krye të Superligës! Kukësi dhe Skënderbeu 4 gola për një pikë, Vllaznia fitore historike në Durrës
28 Nëntor, 15:59
-
Barazimi i thatë në derbi, trajneri i Partizanit: Ndikoi lodhja! Mehmeti i Dinamos: 'Demat' kanë organikë për dy ekipe
28 Nëntor, 11:02
-
Erzeni 'mbyt' Tiranën, nis me befasi java e 14 e Superligës! Të martën tre sfida
27 Nëntor, 15:40
-
Dy derbi radhazi, Abilaliaj para Dinamos: Partizani ka 8 dëmtime! Mehmeti: Duam pikë kundër 'Demave'
26 Nëntor, 18:56
-
Disiplina dënon Tiranën para derbit, këshillohet Deliallisi! Pezullime masive te moshat
25 Nëntor, 18:54
-
Dhunë dhe grushta te femrat, Tirana - Vllaznia ndërpritet prej sherrit! Bardheblutë: Akte të tmerrshme, u goditën tre vajzat tona
25 Nëntor, 16:30
-
Në fillim të javës dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së 14-të në Superligë! Luhet derbi i kryeqytetit
24 Nëntor, 19:37
-
VIDEO/ Skënderbeu leksion Teutës, korçarët marrin vendin e 4-t! 'Osmanët' harrojnë të fitojnë, Vllaznia 0-0 Laçi
24 Nëntor, 19:13
-
VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund
23 Nëntor, 22:16
-
Dritan Mehmeti: Respekt për Erzenin, Dinamo kërkon tri pikët
22 Nëntor, 22:37