Derbi i kryeqytetit nga titulli te Europa
Tirana-Partizani rivalitet i garantua

Derbi i kryeqytetit nga titulli te Europa<br />Tirana-Partizani rivalitet i garantua
Të mërkurën, në orën 18:30, në stadiumin “Selman Stermasi”, do të luhet derbi i 145-të midis Tiranës dhe Partizanit. Një ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, por me shumë më tepër rëndësi në këtë moment për Partizanin që është në luftën për titull. Kreu i renditjes mbahet nga Skënderbeu, me 72 pikë, ndërsa “Demat e kuq” janë 2 pikë pas korçarëve dhe plot 21 pikë para rivalëve të përjetshëm bardheblu.

Tirana renditet në vendin e pestë, me 49 pikë. Kur luan Tirana-Partizani rivaliteti është I garantuar sin ë fushë dhe për më tepër në shkallët e stadiumit. Dy tifozeritë nuk mund të pranojnë në asnjë rast kompromis edhe sikur skuadrat e tyre të jenë indiferente për pikë, që në fakt nuk janë. Partizani dihet se po lufton për titull, por edhe Tirana ka ende shpresa për një vend në Europa League.
 
Historia
Pas një dominimi të gjatë të Tiranës pas viteve ’90 në vitet e fundit Partizani po merr revanshin. Këtë sezon Tirana nuk e njeh fitoren ndaj të kuqve. 24 herë kampionët kanë humbur dy ndeshje dhe kanë barazuar një ndaj 15 herë kampionëve.

Sa i përket historisë së këtyre përplasjeve, deri tani janë luajtur 144 ndeshje në total. Partizani ka 60 fitore, Tirana 40 të tilla dhe 44 ndeshje kanë përfunduar në barazim. 210 gola ka shënuar Partizani, përkundrejt 160 golave të Tiranës. Sfida e fundit është luajtur më 4 mars 2016 dhe është fituar 2-0 nga Partizani. Golat i kanë shënuar Sukaj 6′ dhe Fejzullahu 12′.
 
Forma e ekipeve

Partizani vjen më i favorizuar në këtë duel, pasi aktualisht po kalon një formë të mirë, duke regjistruar 3 fitore radhazi por mbi të gjitha ka shifrat në favor në përballjet direkte me Tiranën. Bardheblutë duket të kenë larë duart me kampionatin, teksa vendi i 3 që të con në Europë duket i paarritshëm. 3 ndeshje pa fitore janë një sinjal që 24 herë kampionët nuk po gëzojnë një formë të mirë.

Por fakti që i sheh më favoritë të kuqtë në derbi është grupi i futbollistëve në përbërje. Italiani Andrea Agostinelli ka në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa janë rikthyer nga pezullimi kapiteni Alban Hoxha, mbrojtësi Arbnor Fejzullahi dhe mesfushori Idriz Batha. Ndërkohë alarmante paraqitet situata tek Tirana. Mbrojtësit Dejan Karan dhe Dritan Smajli si dhe mesfushori Gjergji Muzaka do të mungojnë në derbi për arsye dëmtimi. Të skualifikuar janë edhe Dorian Kërçiku, që ndaj Teutës u ndëshkua me karton të kuq, si dhe Argjend Malaj që plotësoi numrin e 3 kartonave të verdhë.  
 
 
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani