Derbi i kryeqytetit rikthen futbollin shqiptar, kalendari i javën së 19-të në Superligë

Derbi i kryeqytetit rikthen futbollin shqiptar, kalendari i javën së 19-të në Superligë

Foto ilustruese

Superliga shqiptare e futbollit rikthehet në aksion pas dy ditësh. Prej fundit të vitit të kaluar, elita e futbollit në vend ishte me pushime, kjo pas mbylljes së gjysmës së parë të sezonit.

Gjithçka do rinisë më 12 janar në orën 17:00, aty ku luhet derbi Dinamo - Tirana. Java e 19-të e Superligës do zhvillohet në tre ditë, për të vijuar të shtunën me Egnatia - Skënderbeu dhe Partizani - Teuta.

Të diel më 14 janar zhvillohen edhe sfidat e mbetura, Laçi - Erzeni dhe Vllaznia - Kukësi. Pas 18 javësh të luajtura, Egnatia kryeson me 37 pikë, pesë më shumë se Partizani ndjekës. Tirana dhe Vllaznia me 26 pikë plotësojnë zonën "final four". Erzeni, Kukësi dhe Teuta qëndrojnë në zonën e ftohtë.

Superliga, java 19-të:

12 janar 2024

17:00 Dinamo - Tirana

13 janar 2024

13:30 Egnatia - Skënderbeu

17:00 Partizani - Teuta

14 janar 2024

13:30 Laçi - Erzeni

17:00 Vllaznia - Kukësi

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë