Derbi i "Madoninës" Inter-Milan, i ka buzëqeshur zikaltërve këtë herë të cilët mundën në "San Siro" kuqezinjtë me shifrat 3:2. Tre golat e argjentinasit Mauro Icardi përcaktuan triumfin e ekipit të Spalletit në një ndeshje mjaft emocionuese. Falë një penalltie në minutat e fundit të takimit, për të cilën nuk u përdor teknologjia, tre pikët shkojnë për Interin i cili grumbullon 22 pikë në Seria A, dy më pak se Napoli, pas 8 jave kampionat.
Takimi nis mjaft mirë me Interin që kontrollon lojën që nga minuta e parë teksa Milan bënte shumë gabime në pasime dhe ishte tepër i paqartë në ndërtimin e aksioneve. Në minutën e 28-të zhbllokohet rezultati pas një devijimi të topit nga Icardi i cili merr një pasim nga Candreva dhe mposht Donnarumën. Pas pushimit ishte vetëm Milan që luante në fushë, teksa Inter duket i përgjumur dhe në mbrojtje të rezultatit.
Milan krijon rast pas rasti deri sa gjen golin e barazimit me anë të Suso i cili godet nga distanca dhe mund Handanovic. Inter kundërpërgjigjet menjëherë dhe gjen golin e avantazhit falë një tjetër perle nga Icardi i cili këtë herë shërbehet nga Perisic.
/Shqiptarja.com

Milan hidhet sërish në sulm dhe barazon shifrat në minutën e 82-të me Bonaventura që priste në shtyllën e dytë pas një krosi të Suso dhe shtyn topin në rrjetë me ndihmën e Handanovic. Goli i tretë dhe i fitores për Interin vjen nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 89. Mbrojtësi zviceran Rodriguez shkakton faull në zonën e rreptësisë dhe për arbitrin është penallti. Ai nuk preferon të përdorë teknologjinë, teksa dukej i bindur se ndërhyrja ishte 11 metërsh.
Mauro Icardi gjuan dhe shënon, duke mposhtur për të tretën herë Donnarumën. Me këtë fitore Inter i afrohet me 2 pikë Napolit kryesues me 24 pikë, ndërsa Milan rrëshqet në vendin e 10.

Milanin me tre gola të Icardit/VIDEO