Derbi i Madridit, Griezmann i ngrin buzëqeshjen Ronaldos, shtang Realin

Derbi i Madridit, Griezmann i ngrin buzëqeshjen Ronaldos, shtang Realin

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos përshëndet tifozët

Nuk ka fitues në derbin e Madridit dhe nga kjo situatë më e fituar del Barcelona, që tashmë kur mbeten edhe 7 javë deri në fund të La Liga-s ka prekur titullin kampion. Përfundoi në barazim 1-1 derbi i Madridit mes Real dhe Atletico, me dy gola që u shënuan në harkun e katër minutave në fillimin e pjesës së dytë.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh Real në “Bernabeu”, pas krosimit të Gareth Bale, duke realizuar golin e 23-të në këtë kampionat, gjashtë më pak se golashënuesi më i mirë Lionel Messi.

Avantazhi i “Los Blancos” zgjati vetëm katër minuta, pasi francezi Antonie Griezmann vuri barazpeshën për të besuarit e Simeone. Real Madrid nuk arriti të fitojë për herë të pestë radhazi kundër Atletico Madrid në “Bernabeu”.

Atletico mbetet në vendin e dytë të La Liga, me katër pikë më shumë se Real i vendit të tretë, por plot 11 pikë pas Barcelonës, që fitoi 3-1 ndaj Leganes, të shtunën në mbrëmje dhe marshon drejt titullit kampion. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz