Derbi i Ruhrit, s'ka fitues mes
Dortmund dhe Schalke 04 

Derbi i Ruhrit, s'ka fitues mes<br />Dortmund dhe Schalke 04 
Derbi i 99-të i Ruhrit në Bundesligën gjermane mes Borussia Dortmund dhe Schalke 04 ka përfunduar me rrjeta të paprekura.
 
Në ndeshjen e luajtur në "Signal Iduna Park" përpara 81 mijë shikuesve, të dyja ekipet kanë dhënë spektakël dhe raste të shumta për shënim, por ka munguar goli. Për herë të 10-të në historinë e këtij derbi, ndeshja mbyllet me rrjeta të paprekura.
 
Dortmund vijon ecurinë e jashtëzakonshme pozitive me 26 ndeshje radhazi pa pësuar humbje në shtëpi. Por njëkohësisht, kjo është hera e parë nën drejtimin e Tomas Tuhel që skuadra nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit në kampionat.
 
Kësisoj, ekipi sheh t’i largohet edhe më shumë grupi i kreut të kampionatit dhe ka rrëshqitur në vendin e pestë në renditje, jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.
 
Nga ana tjetër, Shalke ka filluar kthesën dhe pas 5 humbjeve radhazi në kampionat kanë ardhur dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit, që e kanë ngjitur përkohësisht në vendin e 12 në klasifikim.

Ndërkohë, në takimet e tjera në Bundesliga, Bayern Munchen ka shënuar fitoren e radhës 1:3 ndaj Augsburg me Lewandowskin që shënon dy herë Robben, duke vijuar kryesimin e kampionatit me 23 pikë, dy më shumë se debutuesit e Red Bull Leipzig.

Këta të fundit, të ardhur në Bundesliga vetëm këtë vit, po zhvillojnë një kampionat fantastik, duke mahnitur me formën e tyre. Sot ata shënuan fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi mundën në transfertë ekipin e Darmstadt me rezultatin e pastër 2:0. 

Në 9-të javët e para të kampionatit, Leipzig ka grumbulluar 21 pikë, pas 6 fitoreve dhe 3 barazimeve. Ashtu si bavarezët edhe debutuesit ende nuk e provuar shijen e humbjes.

Edhe Bayer Leverkusen rikthehet te fitorja pas 2 humbjeve radhazi. "Aspirinat" mundën në transfertë 2:1 "ujqërit" e VfL Ëolfsburg. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm