Derbi i Shqipërisë/ Tirana-Vllaznia, Dedja: Në kryeqytet shkojmë për të marrë pikë

Të premten në orën 17:00 në Selman Stërmasi do të luhet derbi i Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, dy skuadrave që kanë bërë historinë në futbollin shqiptar dhe që në këtë takim vijmë me objektiva të ndryshme. Për Tiranën titulli është vënë në diskutim pas humbjes me Teutën dhe kërkon të hedhë një hap të sigurtë ndaj shkodranëve, të cilët nga ana tjetër duan fitoren e parë me Hysen Dedjan. Në prag të takimit trajneri i Tiranës Emenuele Egbo thotë se nuk ka frikë dhe se në këtë sfidë duhet dhenë më shumë se 100%.

“Çdo ndeshje është si finale për ne dhe do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Ndeshja e Teutës, është një ndeshje ku mund të marrim si mësim. Nëse më parë ishim 100% gati, tani duhet të jemi 200 % gati. Unë nuk dua të shikoj për deklaratat që japin të tjerët. Nuk jemi aspak në presion, jemi të qetë."

Në kampin shkodran, që si synim kanë për t’u larguar nga vendi i tetë që të dërgon në ‘play-off’, janë optimist për këtë takim. Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja thotë se në kryeqytet nuk shkojnë pa objektiv, pasi synojnë pikë pavarësisht se Tirana udhëheq kampionatin.

“Nesër do ta luajmë sfidën me idenë se përballë janë dy skuadra me fanella të rënda në futbollin shqiptar. Pra, do të luajmë si të barabartë edhe pse jemi në fushë kundërshtare. Siç bën kundërshtari në Shkodër dhe merr pikë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne,”-shprehet Dedja.

Ndërkohë po në orën 17:00 në Vlorë Flamurtari i rënë nga kategoria do të presë Partizanin, që ndeshjen e fundit shpartalloi 8-1 Luftëtarin. Kampionëve në fuqi iu duhet vazhdimësia për të synuar Europënc dhe ndeshje me Flamurtarin mund të jetë thikë me dy presa. Për këtë takim trajneri Sormani nuk do të ketë të disponueshëm Malën dhe Belicën, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Kërçiku dhe Bilali nuk janë ende në formë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë