Derbi, Josa: I kënaqur me 'X'
Starova: Mungoi vetëm goli

Derbi, Josa: I kënaqur me 'X'<br />Starova: Mungoi vetëm goli
Barazimi në derbin e kryeqytetit duket se ka lënë të kënaqur të dy ekipet. Mirel Josa i Tiranës e cilëson të pranueshëm barazimin përballë të kuqve.

"Duhet të kishim bërë dicka më shumë. Të dyja skuadrat nuk ishin të kënaqura me barazimin por në një sfidë derbi edhe barazimi është i pranueshëm.
Merveille humbi disa mundësi shënimi në këtë ndeshje dhe kjo ishte ajo që na penalizoi, pasi jemi një ekip që krijojmë raste.

Strategjia e Partizanit ishte që ta zhvendoste lojën në qendër të mesit të fushës, ne kishim probleme në qarkullimin e topit dhe Partizani na kapi në befasi në 2 apo 3 raste
"deklaroi ai.

Ndërsa Starova shprehet i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe thotë se vetëm goli mungoi.

Ato minuta që u luajtën sot ishin perfekte nga ana e skuadrës sime, por qershia mbi tortë do të ishte goli që do të na jepte fitoren.

Loja më kënaq por kemi lënë dy pikë, edhe pse në një ndeshje derbi duhet të kënaqesh  dhe me lojën pasi barazimi në një sfidë të tillë është i pranueshëm
” u shpreh ai pas barazimit 0-0. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve