Derbi “vishet” i kuq nga Partizani
dron në stadium “F$HF=U€FA”

Derbi “vishet” i kuq nga Partizani<br />dron në stadium “F$HF=U€FA”
Derbi i 140 shkon për Partizanin duke u veshur i kuq. Tirana ndryshe nga sa pritej nuk ka rezistuar më shumë se 11 minuta duke pësuar dy gola nga “demat e kuq” që marrin kështu edhe renditjen e kampionatit pas javës së 15.

Ndeshja ka dhuruar gjithçka, gola, spektakël në fushë dhe në tribunë dhe shumë emocione, teksa nuk ka munguar edhe një dron, i cili valëviste një baner me foton e Platinisë dhe Dukës dhe poshtë kishte mbishkrimin “F$HF = U€FA”.

Në stadium ishim më shumë se 10 mijë tifozë, ndërsa 50 prej tyre janë shoqëruar në fillim të ndeshjes, pasi kishte me vete fishekëzjarre, shkopinj dhe sende të tjera të ndalura.





.
(Video, përfundon pa probleme derbi Partizani - Tirana)

Radiografia
Derbi i 140 mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur në mënyrën më të mirë për ekipin e kuq, pasi ka shënuar që në minutën e parë.

Edhe tifozët më të flaktë të Partizanit nuk e kishin menduar që do të kalonin në epërsi që në fillim të sfidës.

Në minutën e parë, pas nisjes së topit nga mesi i fushës, Partizani fiton një goditje dënimi.
partizani
Foto të tjera

Nexhipi harkon nga krahu i djathtë. Raçiç provon ta devijojë me kokë për në rrjetë, por nuk arrin, megjithatë, topi përfundon në rrjetë. Partizani 1-0 Tirana.

partizani
Foto të tjera

Goli çorienton ekipin bardheblu që humbet qetësinë, një fakt të tillë e shfrytëzon më së miri Partizani që zhvendoset totalisht në sulm.
partizani
Foto të tjera

Në minutën e 11’ të kuqtë fitojnë edhe një penallti pas ndërhyrjes së gabuar që bëri Ndikumana në dëm të Fejzullahut, i cili pengohet në hyrje të zonës së rreptësisë. 11-metërsshin e merr për sipër ta ekzekutojë Mentor Mazrekaj duke dërguar topin në rrjetë.
partizani
Pas dy golave të pësuar, Tirana mundohet që të kundërpërgjgijet duke tentuar me Bakaj, Ndikumanën, Bulkun, Bushic dhe Takun për të ngushtuar diferencën e golave në pjesën e parë, por mbrojtja e Partizanit tregoi edhe njëherë se është në lartësinë e kërkuar duke mos u dhënë asnjë mundësi bardhebluve që t’i afrohen golit. Me rezultatin e pastër 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
partizani
Pjesa e dytë ka nisur akoma më e fortë nga të dy ekipet, me Tiranën në sulm në kërkim të barazimit të rezultatit. Karabeci, Elis Bakaj, por edhe Busic tentuan sërish për të gjetur rrugën e golit, por portieri Hoxha dhe mbrojtja e Partizanit, ashtu sikur edhe në pjesën e parë ishin të pakalueshëm duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
dron
E vetmja e vecantë që ia vlen të theksohet deri mesin e pjesës së parë ishin një dron mbi stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Në minutën e 67′ të takimit, një tifoz i paidentifikuar ka lëshuar një pankartë mbi stadiumin “Qemal Stafa”, të lidhur me një dron si ai që kemi parë në ndeshjen Serbi – Shqipëri në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
partizani
Në të janë të paraqitur presidenti i UEFA-s, Michel Platini bashkë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke u puthur. “F$HF = U€FA” shkruhet poshtë dy portreteve.

Droni ka ardhur nga tifozët e Tiranës, të cilët akuzojnë Dukën dhe FSHF si të korruptuar dhe të barabartë me UEFA, pasi u dënuan për incidentet në Elbasan dhe në Shkodër për ndeshjet brenda dhe jashtë fushe duke e krahasuar këtë masë të ashpër dhe të padrejtë, të njëjtë me atë që UEFA i bëri Shqipërisë për incidentet në Serbi.



Deklaratat pas ndeshjes
Pas ndeshjes trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro u shpreh mjaft i lumtur me fitoren. “Fillimi i ndeshjes ishte shumë i mirë për ne por normalisht që më vjen keq që me një Tiranë të çorientuar në fushë nuk arritëm të shënonim edhe golin e tretë. Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren dhe me paraqitjen e skuadrës time”tha Duro.

Ndërsa Magani ka kontestime për gjykimin në rastin e penalltisë, teksa merr përgjegjësinë për humbjen. “Penalltia ka qenë e dyshimtë kjo është diçka jo e mirë edhe pse unë nuk jam nga ata trajnerë që paragjykojnë arbitrat.

Në fakt jam shumë i zhgënjyer me 2-3 lojtarë që unë u kam dhënë jashtëzakonisht shumë besim por ata asnjëherë nuk e kanë përligjur këtë besim. Unë marr përgjegjësi për këtë humbje të ekipit pasi nuk ishim shumë të qartë në lojë” Magani.




(Në video: Tifozët e shumtë në hyrjet e stadiumit)

Prag ndeshja

Sonte në orën 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 15 të kategorisë Superiore. Aktualisht Partizani ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Tiranë një vend më poshtë me një pikë më pak, duke e kthyer ndeshjen në dyfish të luftuar, pasi përpos urrejtjes së vjetër në mes është edhe gara për titull si radhë herë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
 
Trajnerët
Në prag të ndeshjes trajneri i Partizanit, Duro shprehet se “Më vjen mirë që tifozët e Tiranës do të jenë të pranishëm në stadium. Mes dy tifozerive nuk ka pasur asnjëherë incidente.

Unë personalisht e kam thënë përherë që derbi duhej të luhej në kushte të barabarta. Duhet ta fitojmë këtë takim por edhe një barazim është i pranueshëm”.

Ndërsa Magani nuk kënaqet me një barazim. ”Në derbi shanset janë 50/50 por unë nuk do të isha i kënaqur me një barazim. Për herë të parë këtë vit ndeshja derbi do të luhet me tifozë dhe kjo do të bëjë që si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit të ketë spektakël”.

Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Cuculi, Trashi, Vila, Batha, Nexhipi, Mazrekaj, Fazlliu, Raçiç. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani

Arbitër kryesor: Kridens Meta

Anësorë: Ermal Barushi, Ridigert Cokaj
 

Tifozët
Zyrtarisht njoftohet se për këtë ndeshje janë shitur, jo pak, por 10 mijë bileta duke premtuar spektakël dhe emocione pa fund, të paktën në tribuna, pasi në fushë mbetet gjithçka për t’u parë nëse dy ekipet do të realizojnë të gjitha pritshmëritë.

Pak orë para fillimit të ndeshjes Policia ka njoftuar ndalimin e disa tifozëve në stadium për shkak se janë skeduar si problematikë. Për këtë vendim kanë reaguar menjëherë tifozët e ekipit të Tiranës.

“Me një akt të paprecedent, policia njoftoi vetëm 6 orë përpara derbit, më shume se 70 tifozë të Tironës ndalohen të hyjnë në stadium! Ky urdhër verbal është antiligjor dhe antikushtetues. Dy janë variantet:

1. Policia është e paaftë dhe i hedh benzinë zjarrit duke nëpërkëmbur komunitetin tironas dhe duke rrezikuar përshkallëzimin e situatës.

2. Policia ringjall me vetëdije represionin e kohëve të diktaturës ndaj komunitetit tironas.

Dilemën le ta zgjidhë policia dhe neodiktatorët. Ne e kemi vendosur rrugën tonë. Të gjithë ose asnjë në stadium. 8 DHJETORI I DYTË” shkruan tifoz grupi i Tiranës ‘Fanatics’ në Facebook.

 
Përjashtimi i FSHF
Si radhë herë, FSHF u lëkund përballë faktit nëse do të lejonte tifozët e Tiranës të ishin në stadium edhe pse u dënuan me 6 ndeshje që të ndjekin ekipin e tyre jashtë fushe.

FSHF këtë fakt e argumentoi me faktin se derisa Tirana ka apeluar vendimin dhe Komisioni javën e parë nuk është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën, dënimi nuk hyn në fuqi derisa sa të shprehet.

Ky është një rast i paprecedent, pasi FSHF shkeli rregulloren për tifozët e Tiranës edhe pse kanë një mal me dënimi.

Transmetimi
Edhe pse jo zyrtarisht FSHF vendosi që të lejonte tifozët e Tiranës që të jetë pjesë e derbit për faktin se ndeshja do të transmetohet për herë të parë nga Sky Italia dhe sipas institucionit që qeveris futbollin shqiptar, kjo është një reklamë mjaft e mirë që nuk humbur kurrsesi.

Interesimi për derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana, është mjaft i madh edhe nga vendet fqinje.
 
Premio
Presidenti i ekipit të Partizanit Gaz Demi ka vendosur një premio të majme në rast se të kuqtë do të fitojnë derbin.

Ndërsa drejtuesit e ekipit të Tiranës kanë deklaruar se lojtarët nëse fitojnë ndeshjen ta vendosin vetë sa duan shpërblim. Arkëtimet për ekipin e Partizanit për këtë ndeshje pritet që të jenë mjaft të mëdha, pasi biletat janë shitur të gjitha.
 

Bilanci
Partizani dhe Tirana janë përballur 139 herë mes tyre në 68 vitet e fundit të historisë së futbollit shqiptar. Partizani ka regjistruar 54 fitore, 43 Tirana, ndërsa 42 sfida kanë përfunduar në barazim.

Edhe golaverazhi anon nga Partizani, që ka shënuar 197 gola në portën e Tiranës, ndërsa bardheblutë 159 herë rrjetën e të kuqve.
Fitorja më e thellë e Partizanit është 8-0, ndërsa e Tiranës 7-3.



(Video, momentet e shënimit të golave nga Partizani)
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori