Derbi i sotëm i Milanos në “San Siro” mbyllet me 4 gola, e barazim 2 me 2.

Djemte e trajnerit Vincenzo Montella nuk kanë mundur ta mbajnë epërsinë, pasi në fund ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-2.

Golat në këtë takim për Milanin i shënoi të dyja mesfushori spanjoll, Suso (43’, 58’) dhe Antonio Candreva (53’) dhe Ivan Perisiç (90+) për Interin.

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, nisur nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë është pikërisht Suso, i cili u notua me notën 9.2, ndërsa notën më të ulët 5.0 e kishte Samir Handanovic.

Pas këtij barazimi, Milan ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të në klasifikim.

Roma e vendit të dytë ka po të njëjtën kuotë pikësh.

Ndërkohë Interi numëron 18 pikë dhe mban provizorisht vendin 9 të renditjes.

[gallery]19764[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)