Derbi, Partizani ia merr dorën
Tiranës dhe sundon kryeqytetin

Derbi, Partizani ia merr dorën<br />Tiranës dhe sundon kryeqytetin
Partizani fiton derbin e parë të kryeqytetit dhe të 142 në historinë e futbollin shqiptar duke u kthyer në makth për bardheblutë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga afro 10 mijë tifozë në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ sfida dhuroi mjaft raste për gol, por që deri në fund u konkretizua vetëm një nga Xhevahir Sukaj në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Partizani pas 6 javësh ngjitet në vendin e parë të renditjes me 16 pikë, por me një ndeshje më shumë se Skënderbeu që do të luajë të henen përballë Laçit.

Megjithatë deri te henen të kuqtë komandojnë kampionatin, ndërsa Tirana pas 6 javësh mbetet në vendin e 6 me 8 pikë duke bërë një nisje shumë të keqe, ndryshe nga sa pritej.
Me këtë ritëm 24 herë kampionët e Shqipërisë do ta kenë shumë të vështirë që të rivalizojnë një super Skënderbe, por edhe ‘partizanët’ e Starovës.

Radiografia
Tirana e nis mirë ndeshjen duke rrezikuar me Karabecin me një goditje jashtë zone, pas një faulli të fituar nga Bakaj, por goditja e mesfushorit ishte për t’u harruar.

Partizani përgjigjet me Trashin që kroson nga e majta për Sukajn, por sulmuesi shkodran mbulohet mirë nga të kuqtë. Elis Bakaj kundërpërgjigjet me një aksion që mbyllet me një top të bukur në zonë për japonezin Fukui që nuk e shënjestron si duhet portën.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Partizani e mbyll në sulm me Mazrekajn dhe Sukajn, por topi nuk gjen rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë Partizani duket më i vendosur në fushë duke kontrolluar situatën dhe loja e mirë shpërblehet me finalizimin e saktë të Sukajt në të 51', i cili nga jashtë zone gjen hapësirë dhe gjuan në drejtim të portës pa u mendur dy herë duke e dërguar topin në cepin më të largët të portës së mbrojtur ngaFrashëri, që nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se ta shoqërojë me sy kur përfundon në rrjetë.

Goli ngre në peshë stadiumin dhe tifozët e kuq që mbushin edhe fushën me fishekëzjarre, ndërsa Starova vrapon për të këshilluar të tijët për qetësi dhe freskon sulmin duke nxjerrë Sukajn për Racic.

Muça kundërpërgjigjet duke larguar Vucajn dhe Likën, pasi nuk po bindnin në repartin ofensiv. Pas shënimit të golit Partizani kthehet në mbrojtje të rezultatit, ndërsa Tirana zhvendoset e gjitha në sulm duke tentuar me Bakajn, Mucën dhe Fukuin disa herë me goditje nga këndi dhe gjujatje të lirë, por kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha mbajti rrjetën të paprekur.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit