Derbi Partizani - Tirana, tym në stadium dhe grushte mbas lojës. Kamerat kapin momentet /Emisioni 112

TIRANË - Në fokus të emisionit "112" për këtë episod është derbi Partizani - Tirana, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë në kryeqytet. Do të jemi me efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë gjithë detyrës së tyre për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe shmangien e konflikteve mes dy tifozerive të flakta.  

Puna e Policisë përreth stadiumit "Air Albania" nis rreth orës 16:00 ndërsa ndeshja zhvillohet në orën 19:00.

Disa incidente shënohen në fillim të saj teksa tymuese, kapsolla dhe flakadanë hidhen drejt fushës së blertë. Në momentet e tensionit teksa grupimet e tifozëve duken se mund të kapërcejnë edhe xhamin, forcat e FNSH bëhen gati për ndërhyrje, por fatmirësisht situata normalizohet dhe këto forca qëndrojnë në gatishmëri pranë hyrjes në fushë.

Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes në stadium ndodhet dhe një sallë kontrolli e Policisë së Shtetit në të cilën operatorë kryejnë monitorimin e të gjithë tifozëve nga kamerat e sigurisë duke identifikuar secilin prej tyre që ka hedhur lëndët piroteknike drejt fushës.

Në Kodin Penal, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës, përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Në këtë episod të emisionit "112" të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri ju tregojmë për herë të parë se si veprohet në rastet kur tifozë hedhin kapsolla dhe flakadanë në fushë. Siç do të mund të shikoni edhe përgjatë emisionit, në stadiumin "Air Albania" ndodhen kamera të afta për tu afruar deri në fytyrën e çdo tifozi ndërsa operatorët e Policisë së Shtetit bëjnë evidentimin e çdo personi që kryen shkelje dhe raportimin e tyre.

Me mbarimin e ndeshjes Partizani - Tirana, mes dy tifozerive nuk pati asnjë përplasje teksa ato u larguan nga stadiumi.

Kur ora shënon 21:40, pranë Ushtarit të Panjohur një konflikt i momentit krijohet mes një grupi tifozash të Tiranës dhe disa tifozave të Partizanit. Konflikti agravon në konfrontim fizik në mes të rrugës ndërsa kamerat e qytetit regjistrojnë situatën.

Efektivët e rendit dhe ata të njësisë Shqiponja që ndodheshin pranë ndërhyjnë menjëherë duke shpërndarë turmën dhe duke ndarë personat që po konfliktoheshin ndërsa shoqërojnë në komisariat një person të kapur në flagrancë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka sempre gahinji: 11/01/2020 22:22

    Kriminelet qerojne njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Loti: 11/01/2020 22:18

    Gomari ha dru kot. Po dhe kta qe rrifen per sportin....me mushka s ke ku i gjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty