Derbi Tirana-Partizani, që elektrizoi kryeqytetin, është mbyllur në barazim 0-0. Të dy skuadrat lujtën me ulje-ngritje, ndërsa në fund më të kënaqur ishin bardheblutë që udhëheqin Superligën.
Nga ana tjetër te Partizani ishin jo pak të zhgënjyer me rastin e Junior, i cili gaboi me portën thuajse të boshatisur.
Nëse 90 minutat nuk prodhuan gola, për spektaklin menduan tifozët, të cilët herë pas herë ndezën atmosferën me koreografitë dhe këngët e tyre, Por një situatë e pakëndshme u shënua gjatë sfidës ku tifozët e pa kënaqur të Partizanit i vendosën flakën stolave.
Ky ishte derbi i tretë për këtë sezon, ndërsa dy të parët janë fituar nga Tirana.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:17
"Guerrilsta" i vënë flakën stadiumit/ FOTO
1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
Një situatë jo e këndshme ndodhi gjatë derbit të kryeqytetit. Tifozat “Guerrils” mes tensioneve kanë krijuar një situatë të pakëndshme me flakë, tym e thyerje stolash. Kjo solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta nga arbitri kryesor.
Derbi Tirana-Partizani/ Tifozët solidarizohen me Ukrainën (FOTO)
Në stadiumin ‘Air Albania’ ku po luhet derbi Tirana Partizani një gjest i veçantë ka tërhequr vëmendjen. Në ekranin led të stadiumit u shfaqën ngjyrat e flamurit ukrainas, bashkë me mesazhin ‘We stand With Ukraine”
Derbi ndez kryeqytetin, tifozët në radhë për ‘spektaklin’ Tirana-Partizani (VIDEO)
Për pak minuta do të fillojë ndeshja Tirana-Partizani. Tifozët presin në radhë për tu futur në stadiumin ‘Air Albania’. Ky është derbi numër 165 mes Tiranës dhe Partizanit, një ndeshje e vlefshme për javën e 24 të Superligës.