Partizani dhe Tirana për sjellje të gabuar të tifozerisë së tyre, dënohen me gjobë me vlerë 75.000 lekë. Gjithashtu Tirana detyrohet të zhdëmtojë dëmet të kryera nga tifozëria e saj në sektorin përkatës, referuar raportit të hartuar nga administrata e stadiumit “Qemal Stafa”. Dënime ka marrë edhe Kukësin, Laci u paralajmërua, ndërsa nuk kanë shpëtuar as drejtuesit e Peqinit për incidentet në ndeshjen me Sopotin.
Vendimet e plota
VENDOSI:
- KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te tifozerise sa saj dhe hedhje te sendeve pirroteknike ne fushen e lojes pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes , denohet me gjobe me vlere 30.000(tridhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
- KF “Laci”, per ofendime te tifozerise se saj, paralajmerohet se ne rast perseritje do jete subjekt i denimeve qe parashikon Kodi i Disiplines Sportive.
- KF “Partizani” dhe KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohet me gjobe me vlere 75.000(shtatedhjeteepesedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS. Gjithashtu, KF “Tirana”detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Qemal Stafa”.
- Lojtari i KF”Butrinti”, Arber Malaj dhe Lojtari KF”Luftetari”,Mikel Brahimi, per sjellje jo sportive ndaj Lojtarit kundershtar denohen me nga 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Zyrtari i KF”Shkumbini”, Astrit Isai, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes,denohet me 8 (Tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
- Zyrtari i KF”Shkumbini”, Gani Spahiu, per protesta dhe ofendime ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 51/1.a te KDS.
- KF”Permeti” dhe KF”Kelcyra”, per sjellje te keqe te tifozerive te tyre ,denohen secila me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke , bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS si dhe nenin 136 /b te KDS.
- KF”Orikumi”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje goditjen e lojtarit kundershtar dhe nderprerjen e perkohshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66/3.b te KDS si dhe me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136 te KDS.
- KF”Olimpiku”per braktisje te ndeshjes me KF”Vora”,humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
- KF”Ada B”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, me KF”Djelmia”per shkak te nderprejes se lojes nga ana e dhunes se lojtareve te KF”Ada B”bazuar ne nenin 31 te KDS.
- Lojtaret e KF”Ada B”, Ervin Luka, Besmir Ndoj, Florando Nika, Aurel Ndoj dhe Gentjal Kola per sulm dhe dhune ndaj lojtarit kundershtar denohet secili me nga 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Komisioni i Disiplines vendosi per mospranimin e kerkeses se KF”Bylis” te pa bazuar ne rregulloren e KDS si dhe ne rregulloren e Veprimtarise Futbollistike.
d.b/shqiptarja.com