'Derdhet kupa' e futbollit, FSHF pranon fiksimet në Superligë! Laçit i lind e drejta e ankimit (VIDEO)

'Derdhet kupa' e futbollit, FSHF pranon fiksimet në Superligë! Laçit i lind e drejta e ankimit (VIDEO)

Foto ilustruese

Ndeshja e javës së 28-të mes Kastriotit dhe Bylisit në Superligë, e programuar për dje në 15:00 u shty për shkak se FSHFpranoi kërcënimet me jetë për arbitrat dhe kryesorin me stemën e FIFA, Juxhin Xhajën. Ngjarja është e paprecedentë në futbollin shqiptar, teksa nën zë pranohej edhe më herët se arbitrat kanë qenë nën presion për ndeshje të caktuara. Veç Xhajës, kërcënimet me jetë janë drejtuar edhe kundër familjarëve të tij dhe bashkëshortes shtatzënë.

Në deklaratën për mediet nga FSHF, organi i futbollit në vend pranoi se edhe ndeshja e javës së shkuar me Kastriotit dhe Laçit ishte e "fiksuar", teksa kurbinasve iu anullua një gol pas presionit dhe kërcënimit për arbitrat.

Duket se momenti në video ka qenë vendimtar, me kryesorin Kreshnik Bajramaj që është detyruar të anullonte golin kur rezultati ishte 1-1, teksa më pas krutanët shënuan po në fund golin e fitores 2-1.

"Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla. Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare", njoftoi FSHF-ja.

Veç humbjes së Laçit në ndeshjen ku iu anullua një gol, trajneri Gentian Mezani u shkarkua pas disfatës së shkuar. Tanimë Laçit i lind e drejta që të kërkojë përsëritjen e ndeshjes, në kushtet kur arbitrat kanë pranuar se kanë anulluar një gol nën presion dhe kërcënim. Duket se futbolli shqiptar ka "derdhur kupën" e mbushur prej kohësh me trukimet dhe paracaktimet e ndeshjeve, teksa gjithë çështja është në dorën e drejtësisë.

Goli i anulluar për Laçin:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!