Dërgohet në Gjykatën e Lartë çështja e imunitetit të ish Presidentit Trump për rastin e zgjedhjeve të vitit 2020

Dërgohet në Gjykatën e Lartë çështja e imunitetit të ish Presidentit Trump për rastin e zgjedhjeve të vitit 2020

Donald Trump dhe Jack Smith

Prokurori i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara, i cili po drejton çështjet penale ndaj ish Presidentit Donald Trump për akuzat federale mbi përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, i kërkoi Gjykatës së Lartë të hënën të nisë shqyrtimin e shpejtë të kërkesës për imunitet të ish presidentit.

Zoti Trump ka apeluar një vendim të Gjykatëses federale Tanya Chutkan më 1 dhjetor, e cila hodhi poshtë kërkesën e tij për të pushuar çështjen, duke mos gjetur mbështetje ligjore për pozicionin e argumentuar nga avokatët e tij se ish presidentët nuk mund të përballen me akuza penale për sjellje që lidhen me detyrat e tyre zyrtare.

Duke kërkuar trajtim të përshpejtuar të çështjes, madje përpara se një gjykatë më e ulët e apelit të vendosë për këtë çështje, Prokurori Smith i kërkoi Gjykatës së Lartë në një kërkesë me shkrim se çështja "paraqet një pyetje themelore në zemër të demokracisë sonë".

Apeli i ish Presidentit Trump pezullon përkohësisht gjyqin e tij, i cili ishte planifikuar të fillonte më 4 mars 2024. "Është e një rëndësie publike urgjente që pretendimet (e zotit Trump) për imunitet të zgjidhen nga kjo gjykatë dhe që gjyqi (ndaj zotit Trump) të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse pretendimi i tij për imunitet rrëzohet”, tha Prokurori Smith.

Prokurori i Posaçëm Smith tha se pretendimet e ish Presidentit Trump, kandidati kryesor presidencial i partisë republikane në 2024, janë "thellësisht të gabuara", duke shtuar se vetëm Gjykata e Lartë "mund t'i zgjidhë ato përfundimisht".

Ekspertët ligjorë kanë thënë se avokatët e zotit Trump mund të përdorin apelimet e tij mbi çështjen e imunitetit për të vonuar gjyqin, duke i dhënë atij hapësirë për t’u angazhuar në fushatën kundër Presidentit demokrat Joe Biden./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen