Dërgoi gazetarin për 'riedukim', Rama nga Amsterdami: Jam luftëtar, s'mund të hesht kur dëgjoj deklarata idiote! Pse unë s’duhet të kem lirinë time

Nga Amsterdami kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin për përjashtimin e gazetarit Klevi Muka nga konferencat për tre muaj. Në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, Rama tha se nuk mund të qëndrojë indiferent kur dëgjon deklarata idiote. Ai tha se nuk e kupton përse liria duhet ët jetë vetëm për gazetarët, por edhe vetë kryeministri duhet të ketë lirinë e tij.

“Jam luftëtar i çmendur nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote, nuk e kuptoj pse liria është për gazetarët dhe jo për kryeministrin dhe unë duhet të kem lirinë time", tha Rama.  

Rama tha se ka shumë kritika për lirinë e medias në Shqipëri, por kjo sipas tij nuk qëndron pasi në vendin tonë nuk ka asnjë gazetë apo gazetar që të ketë patur probleme prej kësaj. Kreu i qeverisë tha se mediat në Tiranë nuk kanë aspak censure, madje shpesh tejkalojnë etikën.

"Megjithatë kjo është shumë e diskutueshme, ka vende ku udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen kontrollojnë nëse janë botuar siç duhen. Asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Kritikohem për diçka, jam përpjekur fort, kam ndryshuar shumë. Unë dua të respektoj kritikët, kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë nuk mund të rri pafolur përballë gjërave të çmendur që janë rrezik i abuzimit me lirinë  fjalës dhe kjo i rëndon gjërat. Shihni për tre ditë shtypin shqiptar, kuptoni që s’ka censurë, ka diçka shqetësues që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë. Nuk dua të the që ne jemi parajsa e lirisë”, vijoi Rama.  

Duke iu rikthyer edhe një herë çështjes së integrimit të vendit, kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria është besnike ndaj BE-së dhe nuk do i ndahet këtij vullneti, ndërsa kërkoi që vendi ynë të jetë pjesë e unionit qoftë edhe pa të drejtë vote.

"Duhet të jemi pa të drejtë votimi, duhet të jemi të padobishëm, duhet ët marrim pjesë. Do i shërbejmë Europës, do ketë një dhimbje koke më pak. BE ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për tha Rama. 

Në mbyllje të intervistës, që zgjati mbi 90 minuta, Rama tha se Ballkani duhet të mbahet afër BE-së, për të mos patur gabimet e sëshkuarës, duke parë dhe ngjarjet që po ndodhin në lindje.

Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Gazetari hollandez: E jashtëzakonshme se si Rama u përgjigj në intervistë pa patur asnjë pyetje, shembull i shndritshëm i demokracisë

Yoeri Albrecht, gazetar hollandez dhe drejtori i qendrës kulturore De Baile në Amsterdam intervistoi një natë më parë kryeministrin Edi Rama.

Në mbyllje të intervistës, gazetari shprehu vlerësimin për mënyrën se si Edi Rama u përgjigj në mënyrë të hapur pa kërkuar e pa patur më parë asnjë prej pyetjeve të tij. Gazetari e quan sjelljen e Ramës një shembull të shndritshëm demokracie.

“Dua t’ju falenderoj shumë shumë. Mendoj që është vërtetë mbresëlënëse që një kryeministër, që është në detyrë, vjen pa pasur asnjë pyetje më përpara për të folur për këtë. Është një shembull i shndritshëm i shoqërisë së hapur dhe demokracisë dhe është e habitshme se si vendosët që t’i përgjigjeshit të gjitha pyetjeve, edhe nga publiku. Është e jashtëzakonshme. Është e pabesueshme”, tha Albrecht.

Ora 21:56
'Babai im ishte komunist dhe i besonte regjimit', Rama: Unë shisja piktura, nuk doja të futesha në politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur për babain e tij, për të cilin thotë se ishte një komunist dhe që i besonte regjimit. Rama tregoi se shpesh herë nuk binte dakord më babain e tij, por thekson se ka pasur një baba liberal, që nuk impononte. Ai tha se nuk ka dashur të futet në politikë, pasi synimi ishte që të zhvillonte artin e tij. 

Pjesë nga biseda në qendrën “De Balie”

U bëtë artist ndoshta falë tij?

Rama: Ndoshta për shkak të tij, unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit. Falë tij u bëra e kundërta e tij në atë që besoja dhe çka bëra.

Rama: Nuk e di saktësisht! Është e komplikuar që të kategorizosh vetën, por mendoj se u bëra një njeri që e kërkonte me çdo kush lirinë e vetë. Më kujtohej ardhja në Amsterdam. Isha në lëvizjen kundër regjimit. Kur kjo lëvizje ia doli me sukses unë nuk doja të hyja në politike, doja të bëja artin tim, doja të gëzoja lirinë që kaq shumë e kisha kërkuar. Në vitet e para unë shisja piktura, blija bileta dhe  fluturoja në vende të ndryshe për të parë botën.

Erdha në Amsterdam dhe mora prindërit në telefon, gjë që nuk e bëja shpesh. Ishte 1992 apo 1993 mora në telefon dhe i thashë tani di çfarë është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku ti merr frymë lirisht.

Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju thatë se jam pak më i vjetër dhe i drejtë. Edhe pse kur e nisa këtë rrugëtim i kisha të gjitha flokët dhe i kisha të zeza. Kisha dhëmbët natyral dhe nuk është kështu më. Kur dolëm nga komunizmi, unë isha 26 vjeç, kështu që më pak se gjysma e jetës dhe gjysma tjetër në këtë hapësirë lirie, në përpjekje për të krijuar një vend demokratik, është gjithë ky rrugëtim. Nuk mund të them që është e mirë që artistët të bëjnë politikë. Kështu më ka ndodhur mua, nuk mund të përgjithësoja. Nuk do ta ndryshoja. Nuk do të doja të isha kryeministër dhe kryetar bashkie në këtë vend, më pëlqen në Shqipëri.

Ora 21:45
Nesër ka ditëlindjen, Rama batuta nga Amsterdami: Do jetë ditë e paharrueshme, do festoj vetëm për vetëm me Mark Rutte

 

Kryeministri Edi Rama ka nesër ditëlindjen, të cilën do ta festojë në Amsterdam. Me batuta e ka komentuar ditën e nesërme në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, i cili ha se do të jetë një ditë e paharrueshme, pasi nuk do të festojë pranë familjes por me kryeministrin Mark Rutte.

“Na vutë në pozicion të keq si shqiptarë, holandezët do e mendojnë sikur ne duam dhurata. Jo nuk kërkojmë dhurata. Nuk e di. Një gjë është e sigurt do jetë një ditëlindje e paharrueshme se në vend se të jem me familjen time në shtëpi, do jem vetëm për vetëm me Mark Rutte. Hera e dytë që kam ditëlindjen kështu, kam qenë njëherë me Angela Merkel në Elise dhe gjithë Ballkani ishte aty dhe përfundoi duke më kënduar të gjithë Gëzuar Ditëlindjen. Këto janë ato të mirat efektet e mira anësore të ët qenit politikan”, tha Rama.

Ora 21:09
‘Mbetëm duke organizuar dasma me muzikë, prisnim nusen nga Brukseli’, Rama për BE: Nusja po të dojë le të vijë në shtrat, të bëjmë fëmijë

 

Kryeministri Edi Rama, nga Amsterdami ka komentuar sërish ngërçin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Mos u përpiq ta kuptosh se do ta ndërlikojë jetën më shumë se ç’duhet. Ne jemi Ballkani që vjen me ca telashe. Ne duam të jemi pjesë e BE dhe më pas nëse vende si Bullgaria në këtë rast e përdorin veton për të diskutuar historinë në nivele politike kjo është edhe më e ndërlikuar. Sa herë historia merret në dorë nga politikanët për tu zgjidhur, rezultati më i mundshëm është që historia të ndërlikohet më shumë. Kjo është një turp, një turp që lidhet me frymë e devijuar të zgjerimit. Nuk është bullgaria, është shembulli më i jashtëzakonshëm. Një vend që merr peng dy vende, për shkak të disa çështjeve që nuk i vë në diskutim, por në Ballkan nëse hy aty është çmenduri është plot histori, po të na pyesësh në shqiptarët Napoleoni ishte shqiptar, këto nuk janë gjëra me të cilat duhet marrë në nivele europian, por është kështu siç është, siç do thoshte Trump. Gjëja më e pakuptueshme është që as ne as Maqedonia nuk po trokasim në derën e BE për tu bërë anëtarë, po të qe se do bëheshim anëtarë që sot do e kuptoja shqetësimin, Po kërkojmë ët nisim bisedimet për anëtarësim, është e çuditshme por kur do ët bëhesh anëtar i BE duhet ët jesh kandidat, je kandidat për tu martuar, por pala tjetër thotë një ditë do martohesh por nuk të flas. Ne jemi kandidat pa folur, por duam të flasim tani. Këto bisedimi nuk e di sa vite të tjera do duan. Kjo është pengmarrje. BE ka një organizëm që quhet Komisioni Europian, makineria më e rëndë burokratike në botë, me njerëz që punojnë 24 orë ën 7 ditë të javës ndjekin faktet dhe prodhojnë prodhojnë raporte për shtet anëtare, por nuk është mjaftueshëm. Nuk do të humbasim më gjumë, na duhet ët bëjmë punën tonë dhe ta bëjmë siç duhet. Mendoj se duhet të ishin çelur negociatat prej shumë vitesh, mbase vitin e ardhshëm por nuk do humbasim më gjumë për këtë, ne. Mbetëm duke organizuar dasma, dasma të mëdha me muzikë. Prisnim të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit 2 vjet 3 vjet asnjëherë nuk erdhi. Nëse do të vijë të martohet me ne pa muzikë dhe menjëherë në shtrat dhe të bëjmë fëmijë, le të vijë. E them me humor, por imagjinoni veten kur doni të martoheni seriozisht por ajo nuk shfaqet asnjëherë”, tha Rama.

Ora 21:06
Rama: Ballkani duhet të jetë pjesë e BE-së pa të drejtë votimi

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE pa të drejtë votimi. 

"Duhet të jemi pa të drejtë votimi, duhet të jemi të padobishëm, duhet ët marrim pjesë. Do i shërbejmë Europës, do ketë një dhimbje koke më pak. BE ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për tha Rama. 

Ora 20:28
Rama: Merrem me art që tre vjeç, sot e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artin.

Rama tha se ka filluar të merret me art që tre vjeç. Ndërkohë i pyetur me batutë nga moderatori se sot e pëlqejnë për artin që bën se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë.

Pjesë nga biseda

Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që tre vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me artin. Mendova se kur vendosa të hyj në politikë, kjo do të mbaronte, por nuk mbaroi. Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë se kur nuk isha kryeministër.

Moderatori: Sepse jeni në pushtet dhe nuk thonë dot nuk ju pëlqen

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A më ha mutin: 04/07/2022 15:35

    U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA O WC PUBLIKE

    Përgjigju
  • Duhanxhiu: 04/07/2022 08:00

    Je qe je ne Amsterdam, futja edhe ca cigare me hashash. Ndoshta qetesohesh sadopak.

    Përgjigju
  • greg: 03/07/2022 21:53

    sa i marum je, asnje ste merr seriozisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja