Dërgoi një video, ‘Pa Gjurmë’ pas 26 vitesh i gjen të riut gjerman babain shqiptar! Adrian Tahiri: Kam motra dhe vëllezër do vij në Shqipëri’

Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain e tij shqiptar të Kosovës pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu, që u rrit me nënën gjermane rrëfen emocionet e takimit për herë të parë me babain Bajram Tahirin, mbiemrin e të cilit mban ende edhe sot. Ai i drejtohet me një përshëndetje në shqip të gjithë teleshikuesve, si për të thënë se ka gjak shqiptar, ndërsa flet edhe për detaje të këtij takimi. 

Përshëndetje Tirana! Takimi i parë me babain tim, pas kaq shumë viteve, ishte shumë emocionues. U ndjeva i prekur, por i kënaqur që e takova, falë emisionit tuaj. Pas këtij takimi sikur kam ndryshuar pak, pasi kam qenë më i mbyllur si njeri. Kam komunikuar edhe me gjyshërit e mi në Kosovë, kam vëllezër dhe motra si nga babai dhe nga ana e nënës, pasi secili ka krijuar jetën e tyre. Kam plan që të vij sa më shpejt këtu në Shqipëri e të takohem me ata, për Krishtlindje. Nga ana e babait, unë kam dy motra që jetojnë në Kosovë dhe dy vëllezër që i kam këtu në Gjermani, por edhe nga ana e nënës jemi tre fëmijë. Kam folur dhe me kushërinjtë, me xhaxhallarët në Gjermani. Nëna ime e di, sepse ne u takuam të tre. Ju falenderoj shumë ju si staf, emisionin! 

’Pa Gjurmë’ shfaqi ekskluzivisht fotot e takimit pas 26 vitesh të babë e bir, që duket se tani që e kanë gjetur njëri-tjetrin janë bërë pjesë e një familje edhe më të madhe. I riu iu drejtua me anë të një video emisionit 'Pa Gjurmë' pak ditë më parë. Emigranti shqiptar Rraqi Zyfi, një ndjekës i rregullt i programit, shok me të riun i kishte sugjeruar t’i drejtohej emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar origjinën e tij shqiptare. Ai është rritur nga nëna edhe ajo një shtetase gjermane, ndësa ruante si kujtim të vetmet foto me të atin, ku ky i fundit e mban në krah pak para se ta braktiste, në vitin 1996. Adriani kishte kërkuar gjithnjë ta njihte, por nuk kishte mundur të binte asnjëherë në kontakt me të. Si për ironi të fatit, të dy kishin jetuar shumë pranë njëri-tjetrit por nuk ishin përballur kurrë. Kjo histori preku zemrat e mjaft shqiptarëve kudo nëpër botë, kur dhjetra mesazhe mbërritën në adresë të emisionit, në Report TV emigrantë të cilët jo vetëm kërkonin t’i vinin në ndihmë 26-vjeçarit për të gjetur babanë, por edhe duke dhënë informacion për të rënë në gjurmët e 46-vjeçarit që kërkohej nga i biri. Kështu arritëm që pas shumë përpjekjesh t’i bashkonim të dy për të përcjellë njëhkohësisht jo vetëm emocione por edhe mesazhe të forta njerëzore.  

 

Emisioni i plotë

O.D./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 17/12/2022 09:44

    Unë u gëzova per këtë djal,që më në fund e gjeti babain,por...,si ka munësi që ky baba i ktheu krahet ketij engjëlli të vogël,dhe nuk u bë më i gjall ? E paska patur edhe afër ku banonte,edhe ky femij për atë,nuk paska ekzistuar.Turp të braktisësh krijesën tende, nuk ka justifikim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje