Kryeministri Rama, ka shkuar në qytetin e Durrësit për të parë nga afër operacionin e shpëtimit të personave të tjerë që mund të jenë gjallë, nën gërmadhat e banesave të shembura. Grupi i operacionit të shpëtimit ku është momentalisht edhe kryeministri Rama, po punojnë për nxjerrjen e  Klajdi Qatos. 25-vjeçari është lokalizuar poshtë gërmadhave në Durrës te Vila Palma dhe është djali i pronarit të kësaj ndërtese.  Ai po nxirret nga reparti i Janinës. Forcat e vendit fqinj që po japin ndihmë kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun. I riu ka shpëtuar pasi fatmirësisht ndodhet mes dy dyshekëve të hotelit.


Lajmi kryesor:

Shqipëria shkundet nga tërmeti 6.4 ballë/ Rama: Të prekurit strehim në hotele!