Eurobondet janë letra me vlerë të qeverisë, që blihen nga institucionet e huaja që janë të interesuara të huaj, në varësi të ecurisë ekonomike që ka pasur Shqipëria. Pasi një institucion financiar ndërkombëtarë është i gatshëm për të financuar Shqipërinë me një vlerë të tillë, bëhen të ditura edhe interesat me të cilat do të merret ky borxh.
Eurobondi përngjan me një kredi pasi merret me normë interesi dhe në momentin që ai shlyhet shteti duhet të paguaj edhe interesin dhe jo vetëm vlerën e marrë, por ndryshon në faktin se ato janë likuide dhe listohen në bursa, pra ato mund të shiten dhe të blihen në çdo moment nga investitorët.
Shembull: “Nëse vendi arrin të marrë Eurobondin 650 milionë euro me normë interesi 3.5%, vlera shtesë që do t’i paguaj institucionit financiar me të cilin ka emetuar Eurobondin është 22 milionë e 750 mijë euro, në vit”.
Në rastin e këtij eurobondi, ai duhet të shlyhet me këste deri në 10 vite, dhe do të përdoret për të siguruar likuiditet në vend, si dhe për të shlyer borxhet e akumuluara nga një eurobond i mëparshëm.