SHBA- Një histori e rrallë ajo e Hubert dhe June Malicote. Të dy 100 vjeç kanë kaluar pothuajse çdo fazë të jetës së bashku përgjatë 79-viteve martesë, dhe të dy ndërruan jetë pothuajse njëkohësisht.
Djali i tyre Sam, tha se nëna e tij u sëmurë rëndë një ditë pas Ditës së Falënderimeve dhe u vendos në Hospice of Hamilton në Ohio. Pas kësaj, gjendja shëndetësore e Hubert u përkeqësua, dhe ai u vendos në të njëjtën dhomë të spitalit ku ndodhej bashkëshortja e tij. Hubert dhe June Malicote qëndruan të kapur dorë për dore.
Hubert vdiq më 30 nëntor rreth orës 21:00 dhe 20 orë më vonë, më 1 dhjetor ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij. Çifti u takua në vitin 1941 dhe u martuan në vitin 1943. Hubert shërbeu në Marinën gjatë Luftës së Dytë Botërore, June punoi në një fabrikë për ndërtimin e pjesëve të silurëve.
Pas luftës, çifti u vendos në Hamilton dhe Hubert punoi në Diebold Inc. për 50 vjet, duke u pensionuar në 1990 si mbikëqyrës dyqani. Çifti kanë tre fëmijë, shtatë nipër e mbesa dhe 11 stërnipër.