Me ndryshimin e stinëve duhet treguar kujdes për lëkurën. Këtë e ka pohuar edhe mjekja dermatologe mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , e cila tha gjithashtu se lëkura është pasqyrë e funksionimit të organeve të brendshme. Në të shfaqen problematika që mund të ketë organizmi, të cilat zbulohen me anë të testimeve.
Lëkura është një pasqyrë edhe e problematikave që mund të kenë organet e tjera të organizmit. Në lëkurë shfaqen shumë patologji të cilat më pas zbulojnë patologji të brendshme të organizmit tonë. Përzgjedhja e ushqimeve nuk ndikon vetëm në lëkurë, por në të gjitha organet. Për shembull mishi duhet konsumuar sa më pak, ndërsa peshku është shumë i ushqyeshëm për lëkurën dhe për organet e tjera.
Violeta Dajçi, dermatologe
Një prej këtyre patologjive është edhe një “prurigo” (kruajtje e lëkurës) , pas së cilës mund të fshihen patologji të tjera që lidhen me diabetin, sëmundjet malinje apo mëlçinë.
Në lëkurë shfaqen patologji të ndryshme dhe zbulohen patologji të organeve të brendshme që më parë nuk është ditur ose është menduar që ekzistojnë.Një lloj patologjie që shfaq të kruajtura , e cila quhet prurigo , shfaqte patologji të tjera që kishin lidhje me sëmundjet endokrine , si diabeti, tiroidet. Një pjesë e mirë e patologjive kishin lidhje edhe me sëmundjet malinje, apo patologji të lidhura me mëlçinë, veshkën.
Violeta Dajçi, dermatologe