Duke filluar që nga nesër do të nis vaksinimi për të gjitha kafshët kundër sëmundjes së Dermatozës Nodulare pasi është siguruar sasia e vaksinës. Kështu është shprehur ministri i bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për shtyp.
Ministri bën me dije vaksinat janë thjeshtë parandaluese dhe se do t’u shpërndahet fermerëve falas.
“Vaksina është parandaluese, nuk është për kafshët e prekura. Kjo vaksinë do t’u shpërndahet të gjithë fermerëve falas. I gjithë procesi i vaksinimit do të do të mbikqëyret nga shërbimi veterinary dhe drejtoritë e bujqësisë”, deklaroi Panariti.
Gjithashtu Panariti ka sqaruar se lajmi i publikuar në media së një lopë e prekur nga Dermatoza Nodula, është shitur e ngordhur për sallam nuk është i vërtetë.
“E verifikuam lajmin, dhe nuk është aspak e vërtetë që një lopë e prekur nga Dermatoza Nodulare. Mediat të bëjnë kujdes, të mos përhapur panic pa u siguruar për lajmin”, u shpreh Panariti gjatë konferencës për shtyp.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO