Ministri Bujqësisë Edmond Panariti ka monitoruar fushatën e vaksinimit të gjedhëve në Krutjen e Poshtme në Lushnje.

Panariti jo vetëm vëzhgoi, por u bë dhe veteriner për një ditë. Me një shiringë në dorë ai ka vaksinuar një lopë, ndërsa procesi ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Më tej Panariti tha se të githa kafshët e paprekura në vend nga Dermatoza do të vaksinohen dhe se ky proces do të drejtohet vetë nga ministri.
 
“Këtë proces po e drejtoj vetë, ndaj dhe sot po vaksinoj dhe vetë kafshët, edhe pse jam ministër, por nuk jam këtu të shpërndaj vaksina”, u shpreh Panariti.
 
Ministri Panariti, u shpreh se në bashkëpunim me shërbimin veterinar, kryepleqtë e fshatrave dhe Universitetin Bujqësor, do të vëzhgojnë procesin e vaksinimit në të gjithë vendin.

Panariti shtoi se do punohet fort që të vaksinohet çdo kafshë, në mënyrë që të fitohet imuniteti nga kjo sëmundje.

[gallery]20036[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com