VLORË - Kandidiati i Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, në plaformën e tij elektorale i ka kushtuar një vëmendje të vecantë artit e kulturës.

Sipas Deromemaj, mbrotja e vlerave dhe traditës na bëjnë të vetëdijshëm për atë c’ka përfaqësojmë, për këtë është shumë i rëndësishëm rivitalizimi i jetës artistike e kulturore në qytet.

Deromemaj, është shprehur se do ti kushtojë një vëmenjde të vecantë komunitetit Çam në Vlorë. Për këtë ai tha se këtij komuniteti të mrekullueshëm do i rrënjosim vlerat e do i nxjerrim në pah historinë, duke ndërtuar muzeun e parë historik për këtë në qytetin e Vlorës.

Programi për artin e kulturën i kandidatit të djathtë për Bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, ka përmendur gjithcka që “prodhon art”, siç e quan ai, e është lënë në dritë-hije për vite të tëra në këtë qytet. Duke nisur nga rivitalzimi i qendrës që duhet të promovojë talentet të reja, te banda frymore e qytetit, grupet isopolifonike, tradita e këngës labe dhe asaj popullore vlonjate.  

Gjtihashtu, pas 21 qershorit, do të bëhet reklamimi i duhur i muzeve të qytetit, promovimi i çdo aseti të trashëgimisë kulturore në hapësirën e bashkisë së re. Sipas Deromemaj, Arti e Kultura,  një vlerë e madhe e qytetit të Vlorës, pas 21 qershorit do të marrë shkëlqimin e  merituar, duke promovuar e inkurajuar talente, e duke mbështetur këdo që dëshiron të prodhojë art për vlonjatët e mbarë Shqipërinë.  
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)