VLORE- Situata në Vlorë në nivele kritike nga financat, thellimi i varfërisë dhe ngërçi që po kalon biznesi kanë qënë argumentet që kandidati i djathtë i Vlorës Genci Deromemaj ka patur në fokus për miratimin e programit për menaxhimin e qytetit.

Ai premtoi ujle taksash që në 100 ditëshin e parë, ndërsa sqaroi se të gjitha taksat për familjarët dhe bizneset do të ulen në minimumin ligjor.Këto zotime prej tij u kryhen gjatë takimit të shpalosjes së programit për administrimin e qytetit të Vlorës

Deromemaj kujtoi rastin e një nëne, që shiti 0.5 litër gjak për 3800 lek, për të paguar energjinë, prandaj premtoi rimbursim të faturës së energjisë deri në masën e 3500 lekëve, për cdo familje në nevojë, që në gjithë bashkinë e re të Vlorës, numërohen rreth 6000 të tilla si përfituese.

Deromemaj garantoi se politikat mbështetëse dhe frymëdhënëse ndaj biznesit e cdo familjeje do të jenë prioritare në manazhimin e bashkisë së Vlorës pas 21 qershorit. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)