Kandidati i koalicionit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet” në Bashkinë Vlorë, Genc Deromemaj ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë pa shpallur programin. “Si mund të mbyllet një fushatë elektorale pa i thënë votuesve: Ja ku është alternativa ime? Cilën prej premtimeve të 2013-ës keni realizuar për Vlorën, që vlonjatët t’u besojnë premtimeve të 2015? Përgjigjen ua jep Vlora më 21 qershor”, tha Deromemaj.
Kandidati demokrat foli dhe për tre rekordet e thyera nga mitingu i djeshëm i kryeministrit në Vlorë. “Rekordi i parë: Mbylli një fushatë elektorale pa shpallur një program për Vlorën. Rekordi i dytë: Mbylli fushatën dhe sezonin turistik. Duke mos e hapur fare sivjet. Rekordi i tretë: Foli më gjatë se kandidati i tij dhe gjithë të pranishmit bashkë”, tha ai.
Deromemaj iu përgjigj Ramës edhe për deklaratën e bërë mbi arsimimin e tij. “E kishte kapur meraku me arsimimin tim si jurist. E keni kot z. Kryeministër: Unë jam inxhinier! Kandidati yt, siç e ka thënë vetë, ka dashur të jetë i tillë. Dikush mund të kompleksohet nga diploma e vet: Qoftë ky mjek, apo mësues vizatimi”, përfundoi kandidati demokrat.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com