Rrëzohet mes debatesh dekreti i Metës për Kodin Penal, Dervishaj: S'funksionon Kushtetuesja!

Mes debatesh të mëdha Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e presidentit Meta për Kodin Penal. Ky dekret i Metës është rrëzuar me 8 vota pro dhe 2 kundër.

Diskutime në Komisionin e Ligjeve për kthimin ligjit për ndryshimin e Kodi të Penal kanë qenë  mes deputetëve dhe Bledar Dervishajt, këshilltarit ligjor të presidentit.

Po ashtu Dervishaj është përplasur edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku kjo e fundit argumentuar se përse janë propozuar  ndryshime por dekreti i Metës nuk kishte sens.

“Ndryshimet që janë propozuar në Kodin Penal kanë pasur si qëllim luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit. Duke pasur në konsideratë që ka pasur mungesë të instrumenteve për të luftuar forma të reja të krimit, janë sjellë këto ndryshime. Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë. Ashpërsimi i veprës penale nuk është e vetmja rrugë, por nga nevoja e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u sollën këto ndryshime", tha Gjonaj.

I pyetur nga deputeti Spartak Braho, Dervishaj ka deklaruar se nga janari i këtij viti deri më tani, presidenti Ilir Mtea ka kthyer për shqyrtim 19 dekrete, nga ku është dërguar në Kushtetuese vetëm ligji për Teatrin.

Dervishaj: 19 dekrete, janë trajtuar 197 ligje. Janë kthyer për rishqyrtim 19 dekrete. Në Kushtetuese është dërguar vetëm dekreti për ligjin e teatrit dhe po shqyrtohet mundësia për t'i dërguar edhe ligjet e tjera se jemi ende në kohë.

Spaho: Është pak e rëndë kjo punë, pse nuk i drejtoheni gjykatës kushtetuese

Dervishaj: Po të kishim gjykatë Kushtetuese funksionale do kishim dërguar të gjitha ligjet

Braho: Vendim ti s'duhet ta thoje këtë. Ka qenë, s'është, po do jetë

Dervishaj: Kur të jetë atëherë po.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ktheu në fillim të korrikut për rishqyrtim disa nga ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, pasi disa nene i cilëson si rrezik për sigurinë juridike. Neni i parë lidhet me ndryshimet që janë bërë në përcaktimin e ndërhyrjes së padrejta në jetën private dhe dënimin. Ndërkohë që tre nenet e tjera që janë rikthyer për shqyrtim lidhen me; ndotjen e ajrit, e ujërave dhe e tokës, menaxhimin e mbetjeve dhe braktisjen e kafshëve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë