Ministri i Transporit Sokol Dervishaj ka nënshkruar në Budapest një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të fluturimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin Prill 2017.
 
Duke u ndalur te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të biletave.
 
Ai tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.
 
Ministri Dervishaj u ndal te Aeroporti i Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim.

“Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport”, tha Dervishaj. 

Nga ana e tij Ministri i Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarjaa.com