Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspekton gjendjen e kalueshmërisë në Qafën e Llogarasë.

Dervishaj theksoi se aksi rrugor Vlorë-Sarandë, sikurse të gjitha rrugët e tjera në jug, janë tërësisht të kalueshme, përfshirë edhe Qafën e Llogarasë.   

"Të gjitha akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme në kalueshmëri falë ndërhyrjes në kohë. Llogaraja është e kalueshme për të gjitha mjetet.
Edhe aksi Sarandë- Gjirokastër është i kalueshëm për të gjithë mjetet"
, u shpreh Dervishaj.  

Kreu i Transporteve shtoi se situata është në kontroll në të gjithë vendin.  

"Kemi përballuar mirë situatën, falë angazhimit maksimal por edhe falë bashkëpunimit me policinë rrugore, emergjencat dhe instancat e tjera", tha Dervishaj.

[gallery]20537[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com