Deschamps: Ky është një sukses fenomenal për ekipin e Marseille

Deschamps: Ky është një sukses fenomenal për ekipin e  Marseille
Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, të martën në mbrëmje, në “Giuseppe Meazza”, me rezultat 1:2, trajneri i Olimpikut të Marsejës, Didie Deshamp në fund ka festuar, pasi goli i shënuar si mysafirë ia mundësoi kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kemi arritur një sukses fenomenal. Interi është skuadër e madhe dhe fakti që kemi arritur ta eliminojmë i jep një dimension edhe më të madh këtij suksesi. Ishte kjo një ndeshje shumë e vështirë, por futbollistët e mi nuk u dorëzuan. Ata treguan dëshirë të madhe për sukses dhe i përgëzoj për karakterin e fortë”, ka thënë Deshamp.

Ndërkohë trajneri i Interit, Klaudio Ranieri ka qenë dukshëm i zhgënjyer për eliminimin që përjetoi skuadra e tij në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Ranieri mendon se ky eliminim e ka çuar dëm tërë edicionin e skuadrës së tij. Kjo është hera e parë që nga edicioni 2008/2009, që zikaltrit nuk arrijnë të kalojnë në çerekfinale të garës elite të futbollit evropian.

“Ky eliminim e ka shkatërruar tërë edicionin tonë. Ishim skuadër më e mirë në të dyja ndeshje. U eliminuam për shkak të dy golave të pësuar në kohën shtesë, edhe pse kishim raste më të mira”, ka thënë Raniero.
“Për 180 minuta lojë e lejuam kundërshtarin të bëjë vetëm tri gjuajtje në portën tonë, por i lumtë Marsejës, sepse dy prej tyre arriti t’i shfrytëzojë. Ne nuk kishim mundësi për më tepër. Më vjen shumë keq, sepse djelmoshat tanë e dhanë maksimumin".

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)