Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i Muzeut Hebraik ShqiptarVlorë. Ky objekt kulture po ndërtohet afër sheshit kryesor të qytetit bregdetar, në lagjen e dikurshme të hebrenjve.

Rama shkruan se ky projekt ka bërë bashkë tradicionalen dhe modernen ku do të dëshmohet historia e rrallë e bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë në kohën e errët të Holokaustit.

“Në kantierin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë që po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve afër sheshit kryesor të qytetit, një ndërtesë që do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë, në vitet e errëta të Holokaustit

Projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës, strukturën mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, shkruan Edi Rama.