Dëshmia e gruas: Ja lojërat
seksuale që kërkonte im shoq

Dëshmia e gruas: Ja lojërat <br />seksuale që kërkonte im shoq
GJIROKASTER - Një shtetase nga Gjirokastra është detyruar të denoncojë në polici bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit nën kërcënimin se do të publikonte disa video pornografike që kishte bërë me gruan, tentonte ta shfrytëzonte për prostitucion.

Gruaja prej disa muajsh ishte larguar nga shtëpia, megjithatë bashkëshorti i saj duke i kërkuar ndjesë për veprimet e kryera mundi ta ftonte atë të pinin një kafe në një lokal afër shtëpisë në lagjen “11 Janari”. Më tej ata kanë zbritur në lagjen “18 Shtatori” për të bërë pazarin në një supermarket pas Pallatit të Sportit të Gjirokastrës dhe aty debati mes bashkëshortëve është ndezur dukshëm aq sa ka pasur për dëshmitarë dhjetëra njerëz, të cilët kanë parë konfliktin fizik dhe grushtet që sulmonin 30 vjeçaren.

KERCENIMI PER TE PROSTITUUAR
Shtetasja me inicialet Z.G nga Lushnja, 30 vjeç ka treguar në polici se ditën e djeshme rreth orës 10:40 bashkëshorti i saj e ka dhunuar në mes të rrugës në lagjen “18 Shtatori”, duke i shkaktuar plagë në trup dhe fytyrë, pasi kërkonte që ajo të prostituonte.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka vënë në pranga 42 vjeçarin M. K. nga Përmeti banues në Gjirokastër, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike prej 4 vitesh ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas deklaratës së policisë, bashkëshorti e kërcënonte se nëse gruaja e tij nuk prostituonte atëherë do t’i publikonte në internet disa video pornografike që ia kishte bërë me celularin e tij.

Ajo çka është dukur e çuditshme për grupin hetimor, është fakti që gjendja ekonomike e çiftit nuk ishte e rrënuar.

RREFIMI NE POLICI: JA Ç’ME KERKONTE IM SHOQ
Në rrëfimin e saj në polici, 30 vjeçarja pranonte se i shoqi kërkonte që ajo të kryente marrëdhënie seksuale në prani të tij me burra të tjerë. Me një litar dhe kamxhik që e përdorte në raste ekstreme, bashkeshorti ushtronte dhunë shtazarake aq sa e gjakoste në shumë zona të trupit.

“Sulmet e tij ishin gjakatare dhe aspak njerëzore. Ai kënaqej kur më dhunonte dhe kur më gjuante me litar nga të pasmet dhe me rripin e pantallonave, luante me mua larg syve të fëmijëve dhe shpeshherë edhe komshinjtë dëgjonin klithmat e mija teksa duroja dhunën shtazarake", është shprehur para policisë 30 vjeçarja.

42 vjeçari, i cili u arrestua për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese e mbetur në tentativë, punonte dhe kishte të ardhura të mjaftueshme për një familje, por ndërkohë që prirjet e tij të çuditshme seksuale, e kishin shtyrë atë të ndërmerrte veprime hera-herës të pakontrollueshme.

Nga kontrolli që iu bë shtetasit të arrestuar iu gjet një celular në të cilin ndodheshin 10 video pornografike që ky shtetas i kishte bërë me bashkëshorten e tij nën efektin e alkoolit dhe dhunës fizike e psikologjike.

Shtetasja Z.G, kishte rreth katër muaj që kishte ikur nga shtëpia e bashkëshortit dhe ishin në prag të divorcit.

Çifti  ishte prej 8 vjetësh i martuar dhe kishte 2 fëmijë djalë dhe vajzë. Jeta e tyre bashkëshortore nisi të kishte krisje sapo ata kishin ardhur në Gjirokastër para 5 vjetësh.

(Lajmi u publikua dje. Perditesimi i fundit sot ne 07:02)
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit