Dëshmia e kamerierit: Ndihmova djemtë e Paulinit për të çuar babain tek makina! Policia voni 30 minuta 

Dëshmia e kamerierit: Ndihmova djemtë e Paulinit për të çuar babain tek makina! Policia voni 30 minuta 

Në vijim të hetimeve të para për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Laç, policia dhe prokuroria e Kurbinit ka marrë në pyetje kamarierin e lokalit, A.H. Ky i fundit është njeriu i vetëm që ka parë të gjithë skemën e krimit dhe personi që ka vënë re i pari praninë e makinës, por ka menduar se janë klientë dhe është pozicionuar në banakun e recepsionit. Kamarieri tregon se pas ikjes së autorëve ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit të hipin babain e tyre të plagosur në makinë dhe mandej ka shkulur pajisjen DVR, që shërben për ruajtjen e pamjeve filmike. Ai tregon se ka njoftuar dhe policinë e Laçit, por linja 129 ka qenë e zënë.

Sipas tij policia ka mbërritur në vendngjarje me 30 minuta me vonesë. Në dëshminë e dhënë para grupit të hetimit A.H. tregon se ”…isha në banak kur kam parë një automjet që ka kaluar në rrugë, përpara hotelit. Pasi ka kaluar pak metra është ndaluar dhe ka ecur mbrapsht, duke hyrë në parkimin e hotelit. Pasi ka kaluar pak metra është ndalur, duke lëvizur mandej mbrapsht dhe hyrë në parkimin e hotelit. Kam menduar se mund të ishte ndonjë klient, për ndonjë dhomë hoteli dhe kam shkuar për tek recepsioni. Sapo jam afruar kam parë dy persona të maskuar dhe me rroba me mbishkrimin “Policia”, të cilët kishin armë automatike në dorë, të cilët kanë hyrë te “Bar-Kafeja” e hotelit. Mandej kam dëgjuar të shtëna armësh…”-rrëfen kamarieri.

Ai ka pohuar se është shtrirë tek recepsioni dhe nuk ka lëvizur për rreth dy ose tre minuta, derisa kanë përfunduar të shtënat e armëve. Ai ka treguar në polici se ka dëgjuar shumë të shtëna me breshëri, por nuk i ka parë personat që kanë qëlluar.

…Më pas kanë ardhur dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve po bërtiste dhe po shante…kuptohej se ishte djali i njërit prej klientëve që ishin plagosur…”-thotë kamarieri. Ky i fundit thotë se ka ndihmuar dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të hipnin në makinë “Range-Rover” babain e tyre, ndërsa personi tjetër nuk kishte asnjë shenjë jete. Kamarieri thotë se ka telefonuar pronaren e hotelit duke njoftuar se çfarë kishte ndodhur. Sipas tij, pronari i ka lënë porosi që të shkulte aparaturën e pamjeve filmike DVR-në, pasi kishin frikë se mos autorët ktheheshin dhe merrnin aparaturën e ruajtjes së pamjeve filmike dhe zhduknin provat. DVR-ja është marrë nga pronarja e cila është marrë në pyetje dhe ka treguar momentin e orientimit të kamarierit që të shkulte DVR e pamjeve filmike, dhe pasi në hotel është paraqitur një oficer policie ajo DVR-në, ja ka dorëzuar policisë.


Lajmi kryesor:

Dosja/ Ekzekutimi në Laç në më pak se 2 minuta! 20 plumba mbi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin! Rrëfimi Tushës: Më thirrën dhe qëlluan 4 herë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?