TIRANE- Ilia Basho, ka qëndruar indiferent kur ka mësuar nga mjekët lajmin për vdekjen e bashkëshortes së tij 33-vjeçare Eleni Basho,
mbrëmjen e 2 shkurtit 2012. Ai thuajse nuk ka reaguar fare, madje as përlotur kur mjeku roje i urgjencës së Spitalit Ushtarak me inicialet M.S. e ka ftuar për të parë trupin e pajetë që ndodhej në reanimacionin e spitalit.
Pasi ka parë trupin e shtrirë në tryezën e reanimacionit, i arrestuari Basho ka qëndruar tepër indiferent, duke kërkuar që spitali të bënte të gjitha procedurat, pasi varrimi do të kryhej në Gjirokastër. Sipas dëshmisë së mjekut roje të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe familjarët e tjerë, të cilët pasi u njohën me urdhërin e prokurorisë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave, pasi e kishin vendosur që ceremonia e varrimit të Elenit do të zhvillohej në fshatin e saj të lindjes në Gjirokastër.
“Qëndrimi indiferent dhe mos reagimi në një mënyrë siç ne mjekët kemi parë kur ka të tilla raste më bëri përshtypje, pasi burri i viktimës nuk u interesua shumë se si kishte ndodhur dhe kush e kishte sjellë në spital. Mua personalisht tre persona që ma kanë sjellë trupin, më kanë thënë se gruas i kishte rënë të fikët. Kam kërkuar menjëherë, që ta vendosin në një barrelë dhe më tej e kemi futur trupin në sallën e reanimacionit. Së bashku me disa infermierë kemi kontrolluar pulsin, por në fakt gruaja nuk kishte asnjë reagim as nga pulsi por edhe tek sytë”-shprehet mjeku roje gjatë dëshmisë së dhënë në polici.
KONSTATIMI I PLUMBAVE
Më tej në deklarimet e tij ai shton se së bashku me infermierët e kanë kthyer trupin në pozicion të kundërt (barkas) ku kanë konstatuar se palltoja e gruas kishte dy vrima. "Vrimat ishin të përmasave të vogla, dhe se nuk kishin shenja gjaku. Menjëherë kemi bërë zhveshjen e trupit, i cili ishte ende i ngrohtë. Gjatë heqjes së rrobave arritëm të dallonim se në pjesën e shpinës, gruaja kishte dy vrima karakteristikë me ato që lenë plumbat. Një nga vrimat ishte afër shtyllës kurrizore, ndërsa një tjetër pak më lart"- u ka treguar policisë mjeku roje i spitalit Ushtarak. Deklarimet e mjekut janë marrë në ambjentet e spitalit Ushtarak, në të cilin ai ka takuar dhe Ilia Bashon. Sipas dëshmisë së mjekut, Ilia ka ardhur pasi ai u kishte komunikuar tre personave që e kishin sjellë trupin, se gruaja e transportuar me urgjencë ishte qëlluar me dy plumba dhe nuk i kishte rënë të fikët.
TAKIMI ME ILIAN
Sipas mjekut që ka bërë në fillim ekzaminimin e trupit të pajetë të Eleni Bashos, bashkëshorti i saj Ilia Basho, ka qëndruar tepër indiferent kur ka parë trupin në sallën e operacionit. "Kur ka ardhur në spital, dukej si i hutuar. Më është prezantuar, duke më thënë se ishte burri dhe më ka pyetur nëse gruaja ishte ende gjallë apo jo. "Fatkeqësisht nuk jeton"- i kam thënë, -"pasi është qëlluar me dy plumba në pjesën e kurrizit". Për shkak se ishte burri, si njeriu më i afërm i viktimës e kam shoqëruar në sallën e reanimacionit, ku ndodhej trupi. Aty ja kam treguar të gjithë situatën. Ilia ka parë trupin, dhe nuk më ka thënë asnjë gjë. Ka qëndruar si indiferent dhe sa ishte aty nuk filloi të qajë. Kjo më bëri përshtypje pasi në raste të ballafaqimit të trupave të pajetë nga familjarët, në pjesën më të madhe sidomos kur janë njerëzit e afërt ata shpërthejnë në lot. Pasi kemi dalë nga salla e reanimacionit, kam parë se kishin ardhur dhe persona të tjerë të familjes. Aty mësova se dikush nga policia dhe prokuroria kishte dhënë urdhër për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Pas disa minutash, jam takuar sërisht me Ilia Bashon, i cili më ka kërkuar që të bëja shpejt procedurat e dokumentave, pasi familja duhet të tërhiqte trupin e pajetë. Siç më komunikuan disa persona të tjerë që mendoj se kanë qënë familjarët, përshpejtimi i procedurave është kërkuar për shkak se trupi do udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, pasi aty do kryhej ceremonia e varrimit. Unë kam bërë veprimet që më takonin, duke plotësuar kartelën mjekësore ku kam shënuar shkakun e vdekjes, dhe më tej trupi është transportuar në mjekësinë-ligjore, ku prej andej dhe është tërhequr nga familjarët"-ka treguar në dëshminë e tij mjeku roje i Spitalit Ushtarak.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com