Nuredin Dumani zbardh të tjera ngjarje kriminale, të përfshirë edhe në disa atentate ndaj shqiptarëve në Belgjikë, Holandë e Itali! SPAK koordinim me hetuesit e huaj

Nuredin Dumani zbardh të tjera ngjarje kriminale, të përfshirë edhe në disa atentate ndaj shqiptarëve në Belgjikë, Holandë e Itali! SPAK koordinim me hetuesit e huaj

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Dëshmitë të e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, mësojnë se në deklarimet e Nuredin Dumanit janë zbuluar të tjerë ngjarje kriminale, pasi ka treguar se janë përfshirë edhe në disa atentate të shqiptarëve jashtë vendit, mes tyre në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. SPAK po koordinon me hetuesit e huaj për të verifikuar të dhënat e Dumanit për ngjarjet kriminale. Nga ana tjetër SPAK i ka kërkuar policisë që të kryejë kontrolle për kapjen e personave në kërkim.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe HenrikHoxhajt, nga qelia, zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, për të cilat Shqiptarja.com dhe Report Tv siguruan dosjen

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

Në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’, SPAK lëshoi,  32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze, por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. 

Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro. Dosja e SPAK, e cila çoi në pranga disa anëtarë të bandave kriminale në vend ka hedhur dritë edhe për grabitjen e parë që grupi Dumani-Çela kanë bërë plot 12 vite më parë që shënoi fillimin e aktivitetit kriminal të tyre. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës