Dëshmia e re ngjall shpresë për gjetjen e shqiptares së zhdukur prej 2020-tës! Dëshmitarja: E kam parë në Suedi, dy persona i flisnin shqip

Dëshmia e re ngjall shpresë për gjetjen e shqiptares së zhdukur prej 2020-tës! Dëshmitarja: E kam parë në Suedi, dy persona i flisnin shqip

Artemis Vasili

Një dëshmi e re ka ringjallur shpresat për gjetjen e 22 vjeçares shqiptare, Artemis Vasilis e cila prej dy vitesh ka humbur gjurmët me familjen e saj që jeton në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ka qenë një grua shqiptare që ka telefonuar në emisionin e mbrëmjes së djeshme në Greqi ku tha se kishte njohur Artemisin në qytetin e Goteborgut të Suedisë.

Dëshmia ka bërë që të ketë organizime në nivel konsullor për gjetjen e të resë me origjinë shqiptare e cila kërkohet nga familjarët e saj prej 2 vitesh. Vëllai i saj ka udhëtuar për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e autoriteteve suedeze për të lokalizuar vendndodhjen e motrës së tij.

Sipas dëshmitares, Artemis po mbahej kundër dëshirës së saj nga një grup personash në Suedi. Ajo shtoi se me të ishte një djalë dhe një vajzë që i flisnin në shqip dhe greqisht dhe sapo kishte tentuar t’i bënte një foto, e kishin hipur në makinë dhe ishin larguar.

“E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. E pashë shumë afër, dy hapa më tutje, dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha “hajde Emi...” Unë kthej kokën dhe i them “je greke?”, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip. Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. Unë isha pranë Artemisës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemis, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t'i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan. Kam arritur të ruaj vetëm tre shifrat e fundit të numrit suedez ”, tha dëshmitarja.

Më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Pavarësisht deklaratave të mëhershme për të, duket se këtë herë, angazhimi për dëshminë e dhënë është shumë serioz pasi janë njoftuar shërbimet konsullore dhe ato të Interpolit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 19/12/2022 10:18

    nje shqiptare qe gezohet se degjoi greqisht ne suedi .....bota po shkon drejt fundit sic duket ....

    Përgjigju
    • shqiptar: 19/12/2022 14:18

      ajo dihet por me kte komentin tend po besoj akoma qe ka pak shpres vlla

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja