Në shtëpinë e Ylli Memias më 24 shkurt të vitit 2013, pak orë pas vrasjes së Kryekomisar Dritan Lamajt, është mbajtur edhe takimi mes dëshmitarit të mbrojtur nga prokuroria i identifikuar me emrin Arben Ndoka dhe ish- drejtuesve të lartë të Policisë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj.
Takimi është kryer me ndërmjetësimin e Ylli Memisë, i cili deri 6 muaj më parë jetonte në këtë banesë, por që tashmë rezulton të jetë larguar jashtë vendit. Gjatë takimit mers Agron Kuliçajt Tonin Vocajt dhe dëshmitarit të mbrojtur në prani edhe të Ylli Memisë, ka dalë edhe emri i të dyshuarit kryesor të krimit Arben Frroku. Ndryshimi i dëshmisë së ish- gardistit Ylli Memia në Gjykatë bëri që prokuroria të kërkonte arrestimin e tij. Afërsisht 6 muaj pas kësaj dëshmie, Ylli Memia është larguar në rrugë të panjohur ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë ende një adresë të Memisë, ndonëse ndaj tij vijon një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës.
Edhe pse është cilësuar si një nga dëshmitarët kryesorë të procesit në ngarkim të Arben Frrokut, ndaj Memisë nuk ka asnjë masë shtrënguese. Dosja në ngarkim të Memisë, është dorëzuar në Gjykatë me 27 janar, por që nga ajo kohë edhe pse Memia, nuk është gjetur në banesë, prokuroria nuk ka kërkuar marrjen e një mase shtrënguese ndaj këtij të fundit.
Kjo situatë ka bërë që ish- gardisti të largohet nga Shqipëria edhe pse në ngarkim të këtij të fundit zhvillohej në proces gjyqësor për dëshmi të rreme.
Ndërkohë procesi gjyqësor në ngarkim të Memisë ende nuk ka nisur ndonëse gjykata ka administruar disa fletë thirrje ndaj tij, ku konfirmohet se ai nuk është gjetur në banesë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47