TIRANË - Gjykata e Tiranes ka lene ne burg kete te shtune drejtorin e Tatimeve Androkli kokthi te akuzuar per shperdorim detyre, duke dhene masen e sigurise te "arrestit me burg".
Androkli Kokthi, Drejtori Rajonal i Tatimeve në Tiranë, nuk ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke pretenduar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje. Gjatë ditës së djeshme, oficeri i dosjes ka shkuar në ambientet e policisë, ku ka dashur të marrë në pyetje zyrtarin e arrestuar, për lirimin e disa pjesëve të këmbimit të automjeteve, me vlerë 39.6 milion lekë. Edhe pse në prani të avokatit, mësohet se Kokthi nuk ka pranuar të japë shpjegime të hollësishme, duke kërkuar të njihet me provat kundër tij. Duke shprehur se nuk ka shkelur asnjë ligj gjatë ushtrimit të detyrës dhe se të gjitha veprimet e kryera ndaj subjektit në fjalë, drejtori Kokthi ka thënë se janë kryer konform të gjitha procedurave ligjore.
Nga ana tjetër sipas pretendimeve të Kokthit (jo të deklaruara në procesverbal), subjekti “Frego Filtër” në pronësi të Lubjana Baçit i është drejtuar titullarit të institucionit në rrugë administrative duke kërkuar lirimin e mallit të konfiskuar dhe në konsultim me bazën ligjore, drejtori Kokthi ka vendosur t’i kthejë subjektit mallin. Nisur nga këto argument, avokatët mbrojtës pritet ti drejtohen gjykatës me një kërkesë për lirimin e menjëhershëm të Kokthit.
Pretendimi i akuzës
Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se në muajin mars 2015 inspektorët e Kontrollit Tatimor në Tiranë, në subjektin “Frego Filtër” që tregton pjesë këmbimi të makinave, ka konstatuar një sasi malli pa faturë. Për këtë mungesë, drejtoria e hetimit tatimor në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve kanë vendosur konfiskimin e mallit. Disa kohë më pas, thuhet nga prokuroria, drejtori rajonal i Tatimeve Androkli Kokthi ka urdhëruar me shkresë lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat.
Ky veprim, sipas akuzës, është në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet. Si dhe nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët që është drejtoria rajonale e tatimeve në kryeqytet. Për këtë fakt, akuza pretendon se Kokthi ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” duke i sjellë shtetit një dëm prej 3.9 mln lekë të reja.
Nuk ekziston kërkesa
Nga hetimi është konstatuar dhe shkelje tjetër e drejtorit të Tatimeve, ku nuk rezulton as ankesë as kërkesë e subjektit, përveç faktit që është i regjistruar në librin e protokollit. Nëse do të marrim të mirëqenë faktin që kërkesa ka qenë për parablerje të mallit të konfiskuar, atëherë edhe shqyrtimi i saj sërish nuk është kompetencë e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, por e Komisionit të posaçëm, i cili nuk rezulton të jetë mbledhur. Sipas prokurorisë nëse subjekti duhet të blinte mallin e konfiskuar duhet të paguante 3,969,680 lekë dhe malli do t’i kthehej pasi të dorëzonte mandat pagesën përkatëse. Vendimi i Drejtorit Androkli Kokthi për shfuqizimin e procesverbalit të konfiskimit, nuk rezulton i protokolluar dhe administruar rregullisht në praktikën përkatëse të subjektit.
Zyrtari i tatimeve, Kokthi i akuzuar dy hertë tjera për abuzime me detyrën
Androkli Kokthi mbulon që nga janari i vitit 2014 postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës. Mësohet se Kokthi është rikthyer në administratën tatimore pas një shkëputjeje të gjatë. Kreu i arrestuar i Drejtorisë Rajonale ka punuar për disa vite në departamentin e taksave pranë Bashkisë së Tiranës, e më pas pranë një subjekti privat. Nuk është hera e parë që Kokthi përballet me akuza për shpërdorim detyre. Në mars 2015 ai u akuzua nga një vartës i tij për shpërdorim detyre dhe abuzime me qëllim përfitimi.
Redaksia Online
(E.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com