Me një zë që i dridhet Alkidina D. rrëfen sesi u mbajt e ngujuar për një muaj resht nga ish i dashuri i saj, i cili e torturonte dhe përdhunonte. Kjo është historia e një lidhje dashurie 5 vjeçare që përfundon me prangosje e Edison G. për akuzën e pengmarrjes, përdhunimit. Me një ton irritues Alkidina tregon se ish i dashuri i saj nuk pranoi asnjëherë ndarjen duke tentuar që të merrte hak. Ndërsa e morri peng duke e mbajtur në shtëpinë e tij të lidhur, ai e dhunonte fizikisht. 28-vjeçarja rrëfen se ka shpëtuar e gjallë vetëm pas ndërhyrjes së shoqes së ngushtë, e cila denoncoi Edisonin. Dje në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ku prokuroria ka lexuar kërkesën për gjykim ndaj 30-vjeçarin Edison G.
Për çfarë e akuzoni Edison G?
Emri që ju më thoni më ka shkatërruar jetën dhe për mua është i vdekur. E urrej dhe shpresoj që të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai mua më ka dhunuar, përdhunuar, madja ka dashur edhe të më trafikoj si prostitutë. Ai është një kriminel dhe uroj shumë që ti nxihet jeta në burg dhe të mos dalë më nga qelia. Edisoni mua më ka lënë shenja në trup, që nuk do shërohen më për tërë jetën. Dua të them plagë që të mbetet në shpirt dhe të bëjnë që të mos duash të shohësh mashkull me sy. Ai më ka bërë që unë të urrej gjithë meshkujt dhe të kem frikë të lidhem me dikë tjetër sepse mendoj se mund të jetë një Edison i dytë. Ja ky është Edison G. që më pyesni ju.
Mund të na tregoni historinë tuaj?
Tashmë jam e gatshme të flas për atë çka më ndodhi mua. Nuk kam më frikë dhe ndjehem e lirë, pasi unë isha viktima. Do të të tregoj se me Edisonin jemi njohur në fakultet. Më saktë ai ishte student për inxhineri dhe na prezantoi një shoku jonë. Ti e di sesi ndodhin këto punë, del disa herë, fillojnë pëlqimet e para dhe të duket çdo gjë e bukur. Kështu nisi historia ime me Edisonin dhe në fillim më dukej mashkulli më i mrekullueshëm që kisha njohur. Pas një viti Edisoni vendos që të më prezantojë me familjen e tij dhe pas disa kohësh ne bëjmë edhe shkëmbimin e unazave duke u deklaruar të fejuar. Ishin fillimet dhe nuk e prisja se kisha të bëja me një kafshë. Edisoni më propozon që ne të fillonim të bashkëjetonim të dy dhe bie dakord meqë ishim të fejuar. Do të jetonim në shtëpinë e tij, të cilët e kishte me qira. Gjatë paradites ishim të dy në punë, por unë kthehesha pasdite.
Kur nisën problemet?
Edisoni filloi me shenjat e para të xhelozisë, pasi mbaroja vonë punë. Ai bëhej xheloz që nuk kaloja shumë kohë me të dhe dyshonte mos e tradhëtoja. Një ditë të bukur kur kthehem në shtëpi e gjej në krevat me një vajzë tjetër. Vendos të ndahemi dhe nuk doja më ta shikoja me sy. Pas disa ditësh shkoj në shtëpi për të marrë rrobat dhe ai më godet në kokë. Kur zgjohem isha e lidhur nga duart dhe nuk lëvisja dot. Filloj të ulërij dhe vjen Edisoni. E shaj dhe i kërkoj të më lironte, por ai më godet dhe më përdhunon. Pothuasje çdo ditë ai më godiste dhe më bënte presion. Ka qenë shoqja ime e ngushtë që më shpëtoi jetën. Një ditë ajo vjen tek shtëpia e Edisonit dhe debaton me të, ndërsa dëgjon zërin tim. Të nesërmen në banesë vjen policia dhe mua më lirojnë. Ajo zbuloi që Edisoni më mbante me dhunë në shtëpi dhe njoftoi policinë duke kërkuar që të kontrollonin banesën. Muajt e parë kam qenë në gjendje shumë të vështirë, por më vonë arrita ti mblidhja forcat. Më ka ndihmuar jashtë masë shumë shoqja e ngushtë dhe familja ime, që më mbështesnin në çdo moment dhe qëndronin gjithë kohës me mua.
Shkrimi u publikua sot në Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com