Dëshmia tronditëse e mjekut nga spitali i Gazës: Mungon oksigjeni, 3 foshnja të lindura para kohe dhe disa pacientë kanë humbur jetën

Dëshmia tronditëse e mjekut nga spitali i Gazës: Mungon oksigjeni, 3 foshnja të lindura para kohe dhe disa pacientë kanë humbur jetën

Të porsalindurit vendosen në shtrat pasi hiqen nga inkubatorët në spitalin Al Shifa të Gazës pas ndërprerjes së energjisë elektrike

1699948782_re.jpg

Të porsalindurit vendosen në shtrat pasi hiqen nga inkubatorët në spitalin Al Shifa të Gazës pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Menaxher i spitalit kyç Al-Shifa, Dr Mohamed Abu Selmia, i ka thënë BBC-së se 32 persona kanë vdekur ditët e fundit. Tre foshnja të lindura para kohe dhe shtatë persona kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit, tha ai.

Disa pacientë të tjerë që kanë nevojë për dializë rrezikojnë të vdesin në “dy ditët e ardhshme” pasi trajtimi nuk është më i disponueshëm, tha ai.

Spitali është pothuajse pa karburant dhe burime të tjera për të vazhduar funksionimin, me foshnjat e lindura para kohe që janë nxjerrë nga inkubatorët që nuk funksionojnë më.

Aty janë më shumë se 600 pacientë të lënduar. BBC e pyeti doktorin nëse ushtria izraelite kishte bërë ndonjë kontakt në lidhje me evakuimin e pacientëve apo foshnjave të lindura para kohe. Izraeli ka thënë se ka dërguar karburant pranë spitalit dhe burimeve të tjera.

Por doktori tha: “Jo, ata nuk kanë kontaktuar, përkundrazi ne iu drejtuam atyre… por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ka negociata për evakuimin e foshnjave të lindura para kohe, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur", tha Abu.

Abu Selmia tha se spitali kishte qenë gjithashtu në kontakt me Kryqin e Kuq për t’u koordinuar varrimin e trupave.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA: Biden i bën thirrje Izraelit të mbrojë Al-Shifën! Veprimet e Hamasit nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit! Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme niset drejt Izraelit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura