Lufta/ SHBA: Biden i bën thirrje Izraelit të mbrojë Al-Shifën! Veprimet e Hamasit nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit! Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme niset drejt Izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka kërkuar Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa në Gaza, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen rreth godinës së spitalit. Nga ana tjetër, një marrëveshje që parashikon lirimin e disa prej pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë është afër. Këtë e ka zbuluar Ëashington Post, duke cituar burime të nivelit të lartë izraelit. 

"Ne nuk mbështesim sulmet ndaj spitaleve, spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen. Veprimet e Hamasit nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë e Izraelit për të mbrojtur civilët",- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby në një konferencë në bordin e Forcave Ajrore.

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, është nisur për të zhvilluar takime në lidhej me konfliktin në Gaza drejt Izraelit, Bregut Perëndimor, Katarit, Arabisë Saudite. 

 Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se "në Izrael, McGurk do të diskutojë nevojat e sigurisë së Izraelit, rëndësinë për të mbrojtur civilët gjatë operacioneve ushtarake, përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve, si dhe nevojën për të frenuar kolonët e dhunshëm ekstremistë në Bregun Perëndimor".

Ndërkohë zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se pamundësia për të varrosur trupat e pacientëve të vdekur po e kthen spitalin kryesor të Gazës në një varrezë. Po ashtu ai tha se rreth 600 persona janë ende në spital. 

“Përreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdesesh, madje as t'i varrosësh apo t'i çosh në asnjë lloj morgu,” tha ai. “Spitali nuk funksionon më siç duhet. Është pothuajse një varrezë”, shtoi ai.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan se disa raketa u hodhën nga territori libanez drejt Izraelit të hënën vonë në mbrëmje (13 Nëntor), njëra prej tyre u kap nga sistemi izraelit i mbrojtjes raketore ndërsa raketat e tjera ranë të gjitha në zona të hapura. Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz. IDF gjithashtu raportoi se Izraeli sulmoi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të sulmit me raketa kundër Izraelit .

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 21:51
    Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme niset drejt Izraelit

    1699995498_mzmzmzmzmzmzmzmz.PNG

     
    Këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk

    Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, është nisur për të zhvilluar takime në lidhej me konfliktin në Gaza drejt Izraelit, Bregut Perëndimor, Katarit, Arabisë Saudite. 

     Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se "në Izrael, McGurk do të diskutojë nevojat e sigurisë së Izraelit, rëndësinë për të mbrojtur civilët gjatë operacioneve ushtarake, përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve, si dhe nevojën për të frenuar kolonët e dhunshëm ekstremistë në Bregun Perëndimor".

     McGurk do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe me krerët e shërbimeve të sigurisë dhe komunitetit të inteligjencës izraelite, transmeton La Repubblica.

    Ora 21:44
    SHBA: Veprimet e Hamasit nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit

    1698357780_johnkirby.jpg

     
    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby

    "Ne nuk mbështesim sulmet ndaj spitaleve, spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen. Veprimet e Hamasit nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë e Izraelit për të mbrojtur civilët",- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Kirby në një konferencë në bordin e Forcave Ajrore, transmeton La Repubblica.

    Ora 18:23
    Ministri i Jashtëm i Izraelit kundër Guterres: Ai nuk e meriton të jetë kreu i OKB-së

    1699300650_cohennnn.PNG

     
    Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen

    Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres "nuk e meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara", sepse ai nuk po dënon veprimet e Hamasit në mënyrë të qartë. 

    "Guterres duhet të thotë me zë të lartë dhe qartë: le ta çlirojmë Gazën nga Hamasi. Të gjithë po thonë se Hamasi është më i keq se ISIS, pse ai nuk mund ta thotë?"- shtoi Cohen, transmeton La Repubblica.

    Ora 17:48
    OKB: Rreth 200,000 njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 Nëntori

    1699821638_gaazazazazaza.PNG

    Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), rreth 200,000 njerëz janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori.

    “Rreth 200,000 kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një “korridori” të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA,” tha organizata në një raport të botuar të martën.

    Organizata thotë se ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare, të cilat po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurt në jug.

    OCHA theksoi se ata që janë zhvendosur në jug janë përballur me “mbipopullimin dhe aksesin e kufizuar në strehim, ushqim dhe ujë”.

    Sipas OCHA, qindra mijëra njerëz të cilët ose nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të lëvizin në jug, mbeten në veri.

    “Ata po luftojnë për të siguruar sasinë minimale të ujit dhe ushqimit për mbijetesë. Konsumi i ujit nga burime të pasigurta ngre shqetësime serioze për dehidratimin dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji,” shtoi OCHA.

    Ora 17:25
    Joe Biden thirrje udhëheqësve izraelitë: Mbroni spitalin Al-Shifa

    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka kërkuar Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa në Gaza, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen rreth godinës së spitalit.

     

    Ora 11:40
    U mbajt në burg nga Hamasi për 4 ditë, forcat izraelite konfirmojnë vdekjen e 19-vjeçares

    1699958363_19.jpg

    19-vjeçarja izraelite, Noa Mariciano

    Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar vdekjen e një 19-vjeçareje izraelite, Noa Mariciano, e cila u rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor.

    Nuk jepet asnjë shkak i vdekjes, por IDF deklaroi se familja e saj ishte në dijeni për vdekjes e vajzës së tyre.

    Sipas raportimit të mbrëmjes së djeshme nga BBC, një video u shpërnda në internet në të cilën Marciano identifikohet dhe thotë se ishte mbajtur në burg për katër ditë. 

    Pamjet më pas shkurtohen në imazhe grafike të cilat duket se tregojnë trupin e një gruaje të re.

    Ekziston supozimi normal - si me të gjitha videot e pengjeve - se fjalët nuk janë të sajat Hamasi pretendoi se Mariciano u vra në një sulm ajror izraelit.

    Ora 11:11
    Këshilltari i Netanyahut fajëson Hamasin për zonën e luftës afër spitalit: Ata e kanë ndërtuar qëllimisht infrastrukturën ushtarake

    1699956580_al.jpg

    Brenda spitalit Al-Shifa

    Një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Mark Regev, ka thënë se Hamasi është fajtor për kthimin e spitalit Al-Shifa në Gaza "në një zonë lufte”.

    Në komentet për BBC, ai tha se Hamasi kishte “ndërtuar qëllimisht” infrastrukturën ushtarake nën spital dhe kishte “përdorur ato foshnja për të mbrojtur makinërinë e tij ushtarake”.

    Hamasi dhe zyrtarët e spitalit gjithashtu i kanë hedhur poshtë vazhdimisht këto pretendime që justifikojnë sulmet e Izraelit rreth spitaleve të Rripit.

    Regev argumentoi se Izraeli nuk po shqyrtonte shënjestrimin e spitaleve.

    Ai tha se Hamasi dëshironte “fotografi për të treguar një krizë” dhe ata nuk ishin të gatshëm të pranonin zgjidhje për karburantin në mënyrë që spitali të mund të vazhdonte funksionimin.

     

    Ora 11:01
    CNN: Blinken pranon se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit për Gazën

    1699956069_blin.jpg

    Antony Blinken

    Në një e-mail dërguar punonjësve të tij, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pranoi se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit lidhur me qasjen e administratës së presidentit Joe Biden ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

    Sipas CNN, në e-mailin që Blinken u dërgoi punonjësve të ministrisë thuhet: "Unë e di që për shumë prej jush, dhimbja e shkaktuar nga kjo krizë ka ndikim të thellë".

    Blinken tha se ishte zemërthyese të shihje imazhet e foshnjave, fëmijëve, të moshuarve, grave dhe civilëve të tjerë që vuanin në këtë krizë dhe se ai "e ndjente këtë", raporton media turke Anadolu.

    Ai thotë se disa punonjës në Departament mund të mos pajtohen me qasjet e ndërmarra nga qeveria në lidhje me Gazën.

    "Punonjësit mund të kenë mendime se çfarë mund të bëhet më mirë. Ne besojmë se Gaza duhet të bashkohet me Bregun Perëndimor dhe të administrohet nga palestinezët. Rindërtimi i rajonit duhet të mbështetet nga një mekanizëm i qëndrueshëm", tha Blinken.

    Në SHBA, 100 diplomatë nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) akuzuan presidentin Biden për "përhapjen e informacionit të rremë" në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.

    Në deklaratën e nënshkruar nga diplomatët thuhej se "Izraeli kryen krime lufte në Gaza" ndërsa këshillohej Biden të vinte në dyshim më shumë veprimet e Izraelit.

    Ora 10:26
    Egjipti: Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli pengon hyrjen e ndihmave

    1699953990_kal.jpg

    Pika kufitare Rafah

    Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave, transmeton Anadolu.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid deklaroi se perceptimi që pika kufitare Rafah mbahet e mbyllur nuk është e vërtetë.

    “Pika kufitare Rafah nuk është mbyllur asnjëherë që nga fillimi i krizës në Rripin e Gazës. Pika kufitare Rafah është e hapur. Ata që pengojnë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës me kushte penguese dhe arsye të pabaza është pala izraelite. Ata të cilët pretendojnë se kufiri është i mbyllur, të dëgjojnë deklaratat e bëra nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë rajonin”, tha Abu Zeid i cili shtoi se i dënojnë ata që pretendojnë të kundërtën e kësaj.

    Ai theksoi se nga deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë mund të kuptojnë se pala egjiptiane ka përmbushur përgjegjësitë e saj për të siguruar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza në mënyrë të vazhdueshme.

    Ora 10:09
    FOTOLAJM/ Publikohen pamjet nga inkubatorët e foshnjave në spitalin Al Shifa në Gaza

    Stafi në spitalin Al-Shifa po lufton për t'i mbajtur të porsalindurit gjallë dhe ngrohtë pasi furnizimet me oksigjen kanë mbaruar dhe atyre iu desh t'i zhvendosnin foshnjat nga inkubatorët në një pjesë tjetër të spitalit.

    Sipas drejtorit të spitalit po ashtu ato po mbështillen me fletë metalike dhe po vendosen pranë ujit të nxehtë në përpjekje për t'i mbajtur ata gjallë në kushte "katastrofike".

    “Nuk ka më ujë, ushqim, qumësht për fëmijët dhe foshnjat… situata në spital është katastrofike”, tha drejtori i qendrës mjekësore, Dr. Muhammad Abu Salmiya, për CNN të hënën.

    Ditët e fundit, 15 pacientë kanë vdekur në Al-Shifa, mes tyre gjashtë të porsalindur, për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së furnizimeve mjekësore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga territori i kontrolluar nga Hamasi.

    Dr. Medhat Abbas, drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, i tha CNN se stafi mjekësor në Al-Shifa mbajti në jetë katër foshnja pasi nënat e tyre humbën jetën teksa kryenin prerje cezariane. 

    “Tani ata duhet t'ia dalin pa nënat e tyre dhe pa energji elektrike… A mund ta imagjinoni këtë? Kur këto foshnje lindin para kohe, për të mbajtur jetën e tyre duhet të kenë të njëjtën temperaturë si nëna e tyre. Kjo temperaturë mund të ofrohet vetëm në inkubatorët, të cilët ngrohen siç duhet”, tha Abbas me lot në sy.

    Po ashtu, mjeku paralajmëroi se situata vetëm do të përkeqësohet me afrimin e dimrit.

    Ora 09:58
    Washington Post: Marrëveshja për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Palestinës është afër

    1699952315_ngje.jpg

    Fotot e pengjeve

    Një marrëveshje që parashikon lirimin e disa prej pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë është afër. 

    Këtë e ka zbuluar Washington Post, duke cituar burime të nivelit të lartë izraelit. 

    Marrëveshja do t'i lirojë gratë dhe fëmijët izraelitë në grupe, në të njëjtën kohë me gratë dhe të rinjtë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Izraeli synon lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të rrëmbyer, rreth 100, por ka të ngjarë që numri fillestar i pengjeve të liruar të jetë më i ulët.

    Hamasi ka treguar gatishmërinë e tij për të liruar rreth shtatëdhjetë prej tyre, sipas një militant të cituar. dje nga Reuters. 

    Numri i grave dhe të rinjve palestinezë që mund të lirohen është i paqartë, por një zyrtar arab i tha WP javën e kaluar se ka "të paktën 120" të burgosur.

    Ora 09:49
    Thellohet bilanci, numri i viktimave palestineze në Bregun Perëndimor shkon në 190

    1699951739_foto.jpg

    Foto nga Bregu Perëndimor
     

    Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se dy palestinezë janë vrarë nga të shtënat me armë të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Tulkarm në Bregun Perëndimor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në territorin e pushtuar që nga 7 tetori në 190.

    Ministria tha se djali i ri Mahmoud Haddaida, 25 vjeç, iu nënshtrua plagëve të rënda nga të shtënat e ushtrisë izraelite këtë mbrëmje gjatë sulmit në Tulkarm.

    Në një deklaratë të mëvonshme, u njoftua se i riu Hazem Hasri, 28 vjeç, u vra pasi u qëllua në gjoks nga forcat pushtuese izraelite gjatë sulmit në Tulkarm.

    Dëshmitarët okularë thanë për median turke Anadolu se forcat speciale izraelite hynë në kampin Tulkarm, ndërsa snajperët izraelitë ishin pozicionuar në çatitë e disa ndërtesave. 

    Sipas dëshmitarëve, brenda kampit shpërthyen përleshjet mes forcave pushtuese dhe militantëve palestinezë. Aktivistët në rrjetet sociale qarkulluan video në të cilat dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

    Ora 09:13
    Hamasi: Do të lirojmë 70 pengje në këmbim të një armëpushimi 5-ditor

    1699949602_aa.jpg

    Abu Ubaida, zëdhënësi i Brigadave Izz el-Deen al-Qassam

    Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas tha të hënën se u tha ndërmjetësuesve të Katarit se grupi ishte gati të lironte deri në 70 gra dhe fëmijë të mbajtur në Gaza në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor me Izraelin.

    “Javën e kaluar pati një përpjekje nga Katari për të liruar pengjet, në këmbim të lirimit të 200 fëmijëve palestinezë dhe 75 grave. Armëpushimi duhet të përfshijë një armëpushim të plotë dhe lejimin e ndihmës dhe ndihmës humanitare kudo në Rripin e Gazës”, tha Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit.

    Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, ai vazhdoi duke akuzuar Izraelin për “zvarritje dhe shmangie” të çmimit të marrëveshjes.

    Ora 09:05
    VIDEO/ Zëdhënësi i ushtrisë izraelite zbulon qendrën e Hamasit në bodrumin e spitalit të fëmijëve në Gaza

    1699949262_gah.jpg

    Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari

    Komandot e njësisë Shayetet 13 dhe anëtarët e Brigadës 401 të Blinduar të Forcave të Armatosura të Izraelit  (IDF), të cilët bastisën Spitalin e Fëmijëve Al Radisi të Gazës, zbuluan tunele  të Hamasit në bodrumin e spitalit.

    Në një video-mesazh në anglisht, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se “poshtë spitalit, në bodrum, gjetëm një qendër operacionale të Hamasit, jelekë, granata, pushkëAK-47, pajisje shpërthyese, RPG (raketëhedhës) dhe armatime të tjera.

    “Ne gjetëm gjithashtu prova që sugjeronin se Hamasi mbante pengje këtu. Pas masakrës së 7 tetorit, terroristët e Hamasit u kthyen në këtë spital, ndër të tjera, pasi vranë izraelitët brenda shtëpive të tyre. Hamasi fshihet brenda spitaleve. Sot po ia tregojmë këtë të gjithë botës”, tha Hagari, raporotjnë mediat e huaja.

    Kundëradmirali Haggari tha se ushtria izraelite ka punuar për ditë për të evakuuar në mënyrë të sigurt pacientët nga Al Radisi dhe spitalet e tjera në Rripin verior të Gazës.

    “Lufta është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës. Sidomos jo kundër të sëmurëve, grave dhe fëmijëve”, tha Hagari duke akuzuar Hamasin për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”.

    Ora 08:54
    Dëshmia tronditëse e mjekut nga spitali i Gazës: Mungon oksigjeni, 3 foshnja të lindura para kohe dhe disa pacientë kanë humbur jetën

    1699948782_re.jpg

    Të porsalindurit vendosen në shtrat pasi hiqen nga inkubatorët në spitalin Al Shifa të Gazës pas ndërprerjes së energjisë elektrike

    Menaxher i spitalit kyç Al-Shifa, Dr Mohamed Abu Selmia, i ka thënë BBC-së se 32 persona kanë vdekur ditët e fundit. Tre foshnja të lindura para kohe dhe shtatë persona kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit, tha ai.

    Disa pacientë të tjerë që kanë nevojë për dializë rrezikojnë të vdesin në “dy ditët e ardhshme” pasi trajtimi nuk është më i disponueshëm, tha ai.

    Spitali është pothuajse pa karburant dhe burime të tjera për të vazhduar funksionimin, me foshnjat e lindura para kohe që janë nxjerrë nga inkubatorët që nuk funksionojnë më.

    Aty janë më shumë se 600 pacientë të lënduar. BBC e pyeti doktorin nëse ushtria izraelite kishte bërë ndonjë kontakt në lidhje me evakuimin e pacientëve apo foshnjave të lindura para kohe. Izraeli ka thënë se ka dërguar karburant pranë spitalit dhe burimeve të tjera.

    Por doktori tha: “Jo, ata nuk kanë kontaktuar, përkundrazi ne iu drejtuam atyre… por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ka negociata për evakuimin e foshnjave të lindura para kohe, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur", tha Abu.

    Abu Selmia tha se spitali kishte qenë gjithashtu në kontakt me Kryqin e Kuq për t’u koordinuar varrimin e trupave.

     

    Ora 08:47
    Biden: Spitali Al-Shifa duhet të mbrohet

    1698907005_joebiden.PNG

    Joe Biden

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa të Gazës. Duke folur nga Zyra Ovale të hënën, ai tha se SHBA është në kontakt me izraelitët dhe ishte "shpresa dhe pritshmëria" e tij që do të kishte "më pak veprime ndërhyrëse në lidhje me spitalin".

    “Spitali duhet të mbrohet”, u tha Biden gazetarëve.

    Luftimet kanë vazhduar në afërsi të spitalit në qytetin e Gazës në ditët e fundit, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën e tij tokësore kundër Hamasit.

    Shumë vende kanë bërë thirrje për të ashtuquajturat "pauza humanitare" për të lejuar ndihmat dhe njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga Gaza, ndërsa të tjera kanë kërkuar një armëpushim total në luftime.

    Javën e kaluar, SHBA tha se Izraeli do të nisë pauzat e përdithsme ushtarake katër-orëshe në pjesë të Gazës veriore, ndërsa vazhdon ofensivën e tij.

    Dhe të hënën, ushtria izraelite postoi një hartë që tregon atë që tha se ishin vendodhjet e tetë pauzave lokale ishte vendosur që nga e mërkura e kaluar. Shumica ishin në zonat në veri-lindje të qytetit të Gazës, por ajo e së hënës ishte në qytetin jugor të Rafahut dhe zgjati katër orë.

    Ora 08:44
    Izraeli transferon inkubatorët në spitalin al-Shifa në Gaza

    1699947794_ink.jpg

    Foto e një të porsalinduri në inkubatorin e një spitali në Rripin e Gazës

    Ushtria izraelite ka filluar transferimin e inkubatorëve nga spitalet izraelite në spitalin al-Shifa në Rripin e Gazës. 

    Një nga zëdhënësit e qeverisë izraelite për shtypin e huaj, Eylon Levy, e ka bërë këtë gjë të ditur në rrjetet sociale, siç raporton gazeta Haaretz. 

    Levy tha se IDF do të punojë me "çdo palë të besueshme ndërmjetësuese" për të siguruar që inkubatorët të dorëzohen në mënyrë të sigurt.

    Ora 08:37
    UNRWA: 102 punonjës të vrarë në Rripin e Gazës

    1699947412_un.jpg

    Sulmet izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës (9 Nëntor)

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se një nga punëtorët e saj u vra në sulmet në Rripin verior të Gazës së bashku me familjen e saj.

    Agjencia e bëri të ditur këtë në faqen e saj të internetit, duke nënvizuar se që nga fillimi 102 punonjës të UNRWA vdiqën dhe 27 u plagosën gjatë luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit.

    Ora 08:30
    Parlamenti i Izraelit miraton amendamentin e ligjit kundër terrorizmit

    1699947331_iz.jpg

    Parlamenti izraelit

    Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar një ligj që lejon Ministrin e Mbrojtjes të klasifikojë individë ose organizata joizraelite si agjentë terroristë, pa qenë më parë të klasifikuar nga një agjent i huaj. 

    Deri më tani, ministri i mbrojtjes i Izraelit, një pozicion i mbajtur aktualisht nga Yoav Gallant, nuk kishte autoritet të pavarur për të shpallur individë ose organizata si terroriste.

    Për më tepër, jo-izraelitët mund të konsiderohen terroristë vetëm nëse emërtimi është bërë nga një ent ndërkombëtar i kualifikuar. Ligji i ri, i miratuar nga Knesset dhe që ndryshon ligjin ekzistues kundër terrorizmit të Izraelit, zgjeron gjithashtu përkufizimin e terrorizmit për të përfshirë njerëzit që marrin pjesë aktive në financimin ose pajisjen e një organizate të cilësuar terroriste, edhe nëse ata nuk janë anëtarë zyrtarë të asaj organizate. .

    S.S/K.M/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • mergimtari.: 14/11/2023 14:09

      Ne asnje rast nuk mund te qellohet spitali,shkolla apo vende ku ka njerez te pafajshem aq me teper kur jane femije.Lotet e femijeve dhe vdekjet e tyre te shkaktuara nga ushtria Izraelite nuk e justifikojne.Njetanjahu dhe qeveria e tij e luftes nuk duan te dine per ligjet e luftes. Ata qe me te drejte u zemeruan per krimin e Hamasit harojne qe kane kryer nje krim shume here me te madh.Vetem numri i civileve (gra e femije) eshte me i larte se 10-here i vrasjve te izraeliteve.Keto mund ti bejne vetem shtete fashiste.Asnje nuk e do ate qe i ben tjetrit te ta bejne ty.Ky veprim krijon vetem urrejtje dhe nuk i pajton popujt.

      Përgjigju
      • Or tej: 14/11/2023 17:16

        Edhe nazizmi 1 me 10 e kishte raportin or teeeejjjjj

    • Turi: 14/11/2023 08:58

      Terroristet e vertete jeni ju shteti cifut qe po vrisni femije dhe te pafajshem . Eshte turpi madh qe po beni akoma viktimen qe nga lufta e dyte boterore kur ne te vertete ju po beni genocid ndaj nje populli qe e keni pushtuar para 56 vjetesh o ndyresira

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

    Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura