Dëshmitar në Tims? Basha: Të më thërrasin, kam shumë për të thënë! Komisioni i dezinformimit? Më ka çu halla me la gojën!

 

Kryetari i PD-së pranon se në Shqipëri ka influencë ruse por kjo është minore në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Komisionin e dezinformimit të ngritur nga PS e perifrazon ‘Më ka çu halla me la gojën”  tha Basha në intervistën për Report Tv.

“Komisioni për Dezinformimin është “më çoi halla me la gojën”. Çfarë do bëjë ky komision, do bëjë verifikime? Po ne kemi Shërbimin Informativ Shtetëror, ke policinë e shtetit me drejtoritë përkatëse, ke AMA-n, ke drejtorinë e tatim taksave, ke Drejtorinë për Pastrimin e Parave të Pista. Pra, kemi të paktën 5, se ke dhe të tjerë që bëjnë verifikime, që bëjnë mbledhje informacioni. Derisa është komision parlamentar, mund të thuhet që do të merret me legjislacionin. Po kemi dy komisione të përhershme, kemi Komisionin e Medias në qoftë se bëhet fjalë për dezinformimin në nivel mediatik, Komisionin e Sigurisë Kombëtare në qoftë se bëhet fjalë për faktorë të tretë jo mediatik, spiunazh, lobim, etj. Atëherë për çfarë e ke këtë? Është një mbivendosje teatrale që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe ministrave të qeverisë. Në pamje të parë është një akt, apo një xhest propagandistik.

A do të shkojë Basha në Komisionin hetimor për sistemin TIMS

“Të më thërrasin si dëshmitar në Komisionin Parlamentar për Sistemin Tims do të shkojë. Por ne bëjmë sikur kemi institucione, por nuk kemi institucione. Kjo është një inerci shkatërruese dhe vetshkatërruese, e diktuar nga kjo politikë e mbrapsht. Se kam fjalën vetëm për këtë rast. Si mundet që për cështje të tilla serioze, të komunikohet përmes statuseve apo përmes medias. Sigurisht në qoftë se ka një kërkesë nga komisioni padiskutim që do të shkoj dhe do të shkoj me dëshirën më të madhe se nuk kam pak për të thënë. 
Ajo që ka ndodhru me sistemin Tims, është ajo që ka ndodhur me çdo sistem tjetër të të dhënave konfidenciale të shtetasve shqiptarë. E pamë në zgjedhjet e 2021-shit se si u kompromentuan këto të dhëna, shohim në mënyrë të rregullt sulme të suksesshme të hakerave, sa nga Irani sa nga vendet e tjera dhe një larje duarsh nga qeveria nga përgjegjësia dhe qeverisja. Edhe kjo vërteton që qeverisja është e dështuar dhe de facto e dorëhequr nga përgjegjësitë që ka, duke nisur nga përgjegjësitë që ka për sigurinë kombëtare. E padiskutim Timsi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ka të bëjë me rendin publik, ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit" 


Lajmi kryesor:

Amnistia, Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha! Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi