Amnistia, Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha! Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën

Në një intervistë për emisionin “Studio Live”  në Repor Tv, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i bindur se ka zero shanse që vula e PD-së të shkojë te Berisha dhe bëri thirrje që gjykata të zbatojë ligjin si duhet. 

 "PD zyrtare është PD zyrtare dhe do mbetet PD. Nuk ka asnjë shans, zero shanse që ky realitet të ndryshojë me ligjin dhe ligjet aktuale në fuqi. Prandaj mos ti mbajmë njerëzit me shpresa të rreme, gjithmonë e më pak njerëz po i përtypin këto gënjeshtra me të cilat mundohen të mbajnë njerëzit lidhur pas tyre. PD këtu është dhe këtu do të jetë. Gjykata ka për detyrë të zbatojë ligjin. Ligji është i qartë, nuk është një situatë më dritëhije, është bardhë e zi. PD në kuptimin ligjor të fjalës ndodhet në zonën e bardhë dhe cdo pretendim për t’iu mbivendosur ndodhet në zonën e zezë me zero shanse për të triumfuar në një proces të rregullt ligjor" tha Basha në studio me gazetarin Arbër Hitaj.  

Akuzoi Rithemelimin se po vepron si aneks të PS, ndërsa ngritjen e kartonave më 4 prill për të miratuar amnistinë penale e quajti 'aleancë kundër SPAK dhe një mekanizëm që fal të korruptuarit" 

Basha flet për një pazar për mbijetesë politike.

Basha: Mesazhi që i japin SPAK është ju i hetoni, i dënoni ne i lirojmë.  Aleancë kundër SPAK. Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut. Por ajo pjesë e deputetëve që i thotë vetes opozitë në vend që të inkurajoj SPAK-un, po bën të njëjtën gjë si qeveria, po amniston të korruptuarit, po sulmon SPAK-un në mënyrë të papranueshme dhe po pamundëson avancimin e reformës zgjedhore. Pra, kush ka dy sy në ballë dhe dy pare mend në kokë që thonë shqiptarët, e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre dhe janë vendosur kundër interesave të shqiptarëve. Dhe jo thjesht kundër interesave të Partisë Demokratike, jo thjesht kundër interesave të opozitës, janë vendosur kundër interesit publik.

 

Reforma Zgjedhore?

Basha paralajmëron dhe votë kundër reformës zgjedhore nëse nuk do të pranohen propozimet e saj

Tregon se ka  ‘zero raporte me Metën i cili sot drejton Partinë e Lirisë, (dje LSI) e Kryemadhin dhe përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me ta në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Me LSI-ne, ka qenë koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Koha e tregoi se ishte marrëdhënie me shumë dëme për PD, e demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim me LSI -ne në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Listat e PD-së

Çfarë do të ketë të re dhe çfarë do të jetë ndryshe nga 2021?

“Shumë gjëra do të jenë ndryshe. Jemi në një fazë të evidentimit të potencialeve më të mira të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit" tha Basha. 

Duke folur për aktorët politikë në Shqipëri, Basha thotë se ngjajnë më shumë si aktorë teatri e politika i ngjason një spektakli si 'Big Brother'.

'E mbajnë veten më aktorë se aktorët, e shohin demokracinë si kontest për klikime. Politika nuk është garë në facebook. Po shohim pasojën e trajtimit të politikës si Big Brother. Shteti sot është domen privat i kryeministrit aktual. Kësaj i japim fund. Institucionet janë aty për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. Kërkojmë një politikë me fytyrë njerëzore. Kthimi i politikës tek qytetarët', vijoi më tej Basha.

Ndryshe nga vizitat e mëparshme, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Blinken nuk pati një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, po si janë raportet e tij me SHBA e ambasadën amerikane?

Basha i quan ‘të shkëlqyera’, U shpreh i hapur për të dëshmuar në SPAK për 21 janarin por dhe në komisionin hetimor parlamentar për sistemin TIMS, ndërsa komisionin parlamentar për dezinformimin e quan një mbivendosje teatrale për të që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të bashkisë së Tiranës'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Dëshmitar në Tims? Basha: Të më thërrasin, kam shumë për të thënë! Komisioni i dezinformimit? Më ka çu halla me la gojën!

 

Kryetari i PD-së pranon se në Shqipëri ka influencë ruse por kjo është minore në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Komisionin e dezinformimit të ngritur nga PS e perifrazon ‘Më ka çu halla me la gojën”  tha Basha në intervistën për Report Tv.

“Komisioni për Dezinformimin është “më çoi halla me la gojën”. Çfarë do bëjë ky komision, do bëjë verifikime? Po ne kemi Shërbimin Informativ Shtetëror, ke policinë e shtetit me drejtoritë përkatëse, ke AMA-n, ke drejtorinë e tatim taksave, ke Drejtorinë për Pastrimin e Parave të Pista. Pra, kemi të paktën 5, se ke dhe të tjerë që bëjnë verifikime, që bëjnë mbledhje informacioni. Derisa është komision parlamentar, mund të thuhet që do të merret me legjislacionin. Po kemi dy komisione të përhershme, kemi Komisionin e Medias në qoftë se bëhet fjalë për dezinformimin në nivel mediatik, Komisionin e Sigurisë Kombëtare në qoftë se bëhet fjalë për faktorë të tretë jo mediatik, spiunazh, lobim, etj. Atëherë për çfarë e ke këtë? Është një mbivendosje teatrale që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe ministrave të qeverisë. Në pamje të parë është një akt, apo një xhest propagandistik.

A do të shkojë Basha në Komisionin hetimor për sistemin TIMS

“Të më thërrasin si dëshmitar në Komisionin Parlamentar për Sistemin Tims do të shkojë. Por ne bëjmë sikur kemi institucione, por nuk kemi institucione. Kjo është një inerci shkatërruese dhe vetshkatërruese, e diktuar nga kjo politikë e mbrapsht. Se kam fjalën vetëm për këtë rast. Si mundet që për cështje të tilla serioze, të komunikohet përmes statuseve apo përmes medias. Sigurisht në qoftë se ka një kërkesë nga komisioni padiskutim që do të shkoj dhe do të shkoj me dëshirën më të madhe se nuk kam pak për të thënë. 
Ajo që ka ndodhru me sistemin Tims, është ajo që ka ndodhur me çdo sistem tjetër të të dhënave konfidenciale të shtetasve shqiptarë. E pamë në zgjedhjet e 2021-shit se si u kompromentuan këto të dhëna, shohim në mënyrë të rregullt sulme të suksesshme të hakerave, sa nga Irani sa nga vendet e tjera dhe një larje duarsh nga qeveria nga përgjegjësia dhe qeverisja. Edhe kjo vërteton që qeverisja është e dështuar dhe de facto e dorëhequr nga përgjegjësitë që ka, duke nisur nga përgjegjësitë që ka për sigurinë kombëtare. E padiskutim Timsi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ka të bëjë me rendin publik, ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit" 

Ora 17:45
S'pati takim me Blinken, Basha: Raportet me Amerikën të shkëlqyera, komunikoj çdo javë me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA

Lulzim Basha në 'Studio Live' iu përgjigj pyetjes së Arbër Hitajt mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

'Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA. Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë.', thotë Basha.

Ora 17:32
'Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën', Basha: Rithemelimi dëmtoi PD-në, i dhuroi Ramës një fitore të papërtypshme

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha në 'Studio Live' hodhi poshtë ccdo mundësi për bashkëpunim me PL dhe Rithemelimin. Sipas tij, lëvizja e Rithemelimit është një lëvizje që hedh rreh ujë në hava dhe i ka sjellë dëme demokratëve. 

Jeni të gatshëm për bashkëpunim me parti të tjera?

Basha: Sot jemi në bashkëpunim për gjëra si do të votohet dhe për qëndrimin ndaj drejtësisë. Këtu ndarja është ndaj kastës së vjetër që duan ta mbysin drejtësinë dhe pjesës tjetër që duan të triumfojë drejtësia. Hapi i parë është kjo tryezë dialogu. Disa prej të pranishmëve synojnë që të marrin formën e një koalicioni politik, ku çdo aktor do shohi vendin e vetë dhe kuadrin e PD si parti e qendrës së djathtë.

Përse akuza në distancë me Metën dhe Kryemadhin. Lidhen me deklaratat për 21 janarin?

Basha: Atë që kam thënë e di çdokush. Nuk humbas kohë me akuza. Sa kohë mendojnë të kthejnë bataretë e gënjeshtrave ndaj PD-së do iu kthehen. Ka qenë një koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Ishte një marrëdhënie me shumë dëme për PD, demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim të ardhshëm me LSI ( Sot Partia e Lirisë) në zgjedhjet e ardhshme.

Po lëvizjet e Rithemelimit?

Basha: Obsesioni që bashkëpunimi do ndodh prej 40, 60 apo 100 individësh është i gabuar. Hesapi bëhet me votuesin shqiptar. Raporti ynë është me demokratët, me ata që duan ndryshim. Kjo përcakton çdo raport. Të tjerat janë përpëlitje. Rrahin ujin në hava. Kjo lëvizje dëmtoi PD, i dhuroi Edi Ramës një fitore të papërtypshme. Synoi të zëvendësoi PD si forcë opozitare me LSI-në.

Ora 17:21
Basha për Report Tv: Më sulmojnë se jam kërcënim ekzistencial dhe final

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar sot në Report Tv. Ai tha se sulmohet pasi e shohin si kërcënim ekzistencial dhe final.

"Merren sepse e dimë se nuk jemi në tavën e tyre dhe përbëjmë një kërcënim ekzistencial dhe final, dhe ndërtimin e një politike ku në qendër janë njerëzit. Kjo i tremb këta dhe adaptojnë politikën e baltës dhe shpifjeve. Ata riqarkullojnë sulmet e njëri tjetrit. Janë bashkë për interesat e tyre kundër interesave shqiptare. Politika e gladiatorit e pseudogladiatorit, që kur vjen puna i ngul thikën protestuesit është politikë me dy fytyra" tha Basha.

Ora 17:18
Basha në Report Tv: Pjesa tjetër e opozitës nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik, e jo më të jenë alternativë

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuat në 'Studio Live' u shpreh se Rama mori në dorë reformën zgjedhore me marrëveshjen me Rithemelimin. Sipas tij pjesa tjetër e opozitës, nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik, e jo më një alternativë qeverisëse.

Basha: Akuza të pabaza të një grupi pazarxhish që e kanë mendjen te karrigia e tyre, nuk kanë kapacitet të diskutojnë as një diskurs politik. Jemi në një program të ngjeshur për riorganizimin e Partisë dhe denoncimit të qeverisë me vepra. Këta që janë aneks i PS dhe protestat i bëjnë me leje. Mbajnë në sirtar propozimet tona për heqjen e imunitetit. Dhe denoncimet i kanë me leje, janë akaparuara nga PS. Vëmendja e njerëzve po drejtohet nga ajo që do vijë pas një viti.

Kush ka frikë nga SPAK?

Basha: Kushdo që e di që ka kryer akte të paligjshme me abuzimin me pushtetin. Pas 11 vjet qeverisje, goditet si më e korruptuara nga partnerët frika më e madhe është e pushtetit. Inkurajomë që SPAK të hetojë, qeverisja është më e shqetësuara por kanë gjetur aleancë tek ata që ulen te karriget e opozitës në parlament.

Marrëveshjes për amnistinë, mos do ja dëgjojmë krismën diku tjetër, tek Reforma zgjedhore?

Basha: Komisioni i reformës zgjedhore u shua dhe u zëvëndësua me një formulë opake. Rama mori në dorë reformën zgjedhore. Është Edi Rama në një anë dhe LSI me jnë deputet në anën tjetër. PD nuk është askund. Këta kanë garuar në emër të LSI. Beteja jonë për lista të hapura, është shtrirë në rrafshe të tjera, përfshirë në tryezën e para disa javëve, përfshirë edhe një diskurs me qytetarët.

Disa kanë hallin thjesht të karriges së tyre, disa kanë halle më të thella. Por kjo i ndan me shumicën e shqiptarëve. Për çdo abuzim duhet të përgjigjen para ligjit. Në një anë janë interesat e një grupi shumë të vogël njerëzish. Janë gjithnjë e më të braktisur. Nga ana tjetër kemi ofertën tonë për reformën zgjedhore.

A ka dakordësi nga pala tjetër?

Basha: Çdo faktor që i thotë vetes opozitarë duhet të rreshtohet me këto ndryshime. Fakti që nuk rreshtohen në krah të interesit publik, tregon se e kanë hedhur fatin e tyre në të njëjtën vorbull me keqqeverisjen. Ajo që i thotë vetes opozitë po sulmon SPAK. Kanë interesa të përbashkëta. Janë vendosur kundër interesit publik. Është zgjedhja e tyre dhe do të ketë një kosto. Ne do të vazhdojmë dialogun me qytetarët.

Pazari bëhet për mbijetesë politike. Nuk mendojnë për rotacion. Qëllimet tona shkojnë përtej interesave të ngushta, partiake. Nëse vijnë tek propozimet tona do ti votojmë. Nëse nuk merren parasysh vota jonë do jetë kundër.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/04/2024 03:53

    Per ate c'ka ndodhi mes Rithemelimit dhe PS,ka te drejte.Pazare dhe te medha po behen.Sa per faktin qe thote se nuk do te kete lidhje mes PD e Metes,O.K,por nuk na sqaroi,po me Berishen/ Rithemelimin dhe PD zyrtare do te kete,sepse pergjigjja le hapesire per interpretim?

    Përgjigju
    • Besi: 10/04/2024 15:36

      Basha i druhet 21 janarit prandaj flet per pazare me berishen

  • Toni: 09/04/2024 21:53

    Legeni i Shqiperise,

    Përgjigju
  • basha: 09/04/2024 17:17

    ti nuk je PD o basha, ti je thjeshte pazarxhiu qe ben gjithcka per lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi